Blitz

 Breaking News

Ushqim i mirë, seks i mirë?

Ushqim i mirë, seks i mirë?
February 14
14:13 2017

Një ditë Shën Valentini mund të sjellë dashuri të reja, një kuti çokollatash apo buqeta me lule.

Por a janë të vërteta hipotezat e hedhura se disa ushqime janë realisht ndikuese në jetën tonë dashurore apo seksuale?

“Që në kohët kur jetonin në shpella, njerëzit ishin në kërkim të ushqimeve që rrisnin libidon”,- ka thënë Robert Fried, autor i librit “Ushqim i mirë, seks i mirë”.

Por ideja e të ngrënit ushqim për të pasur një jetë seksuale më të mirë është një fakt apo një mit? Apo përgjigjja është diku në mes?

E para që duhet theksuar është se dëshirat seksuale janë të ndryshme nga performanca seksuale. Dhe pavarësisht se çfarë kemi lexuar apo dëgjuar, ushqimi thjesht nuk rrit performancën seksuale. Këto informacione nuk kanë bazë shkencore”,- ka shtuar Fried.

Disa ushqime të caktuara krahasohen edhe me organet seksuale, duke pasur parasysh formën që ato kanë, si avokadot për femrat apo bananet për meshkujt.

Pavarësisht këtyre, specialistët thonë se ajo që ndikon jetën tuaj në shtrat është hormoni dhe dëshira juaj seksuale, asgjë tjetër. “Vetëm një gjë kontrollon libidon te femrat apo te meshkujt dhe ai është testosteroni. Nëse nuk keni mjaftueshëm testosterone, atëherë mund të komunikoni me mjekun tuaj për t’i pasur ato në formë të kontrolluar përmes ilaçeve”,- thotë Fried.

Pra ajo që thonë specialistët lidhet me aftësinë e qelizave tona të gjakut për t’u stimuluar nga nxitësit seksualë të jashtëm, çka bën që gjaku të qarkullojë më lirisht përgjatë qelizave dhe në organet seksuale.

Megjithatë, janë disa ushqime që thuhet se mund të ndikojnë në dëshirën tonë seksuale dhe ato janë:

  1. Mishi (i qengjit), peshku, vezët, perimet. Ushqimet e pasura me proteina.
  2. Ushqimet vegjetariane, sallatat, brokoli, spinaqi, të cilat përmbajnë nitrogjen.
  3. Antioksidantët, manaferrat, luleshtrydhet.
  4. Çokollata e zezë.     /Blitz.al/
Share