Tartina me mocarela
August 23
18:32
2016
Tartinat janë antipasta të vogla që hyjnë në kategorinë e finger food-it. Të përbëra nga tipologji të ndryshme buke dhe kremra për lyerje nga format më të bukura ,të dekoruara me perime,djathë dhe proshutë për ti bërë ato më të shijshme si në ngrënie ashtu dhe për sytë.
Përbërsit:
Disa feta buke (të bardhë,të zezë ose bukë për tramezzini)
Disa lugë salcë jeshile
1 role me mocarela
Krem uthull balsamike
Përgatitja:
Priteni tulin e fetave të bukës me formën që dëshironi më tepër. Lyeni hollë me salcë jeshile. Prisni mocarelën në feta të holla. Vendosni mocarelën sipër fetave të bukës dhe sipër shtoni nga një pikë krem uthull balsamike.
Shërbejeni menjëherë./Blitz.al/
Burimi: Adda’s All