Blitz

 Breaking News

Limonadë e bërë në shtëpi

Limonadë e bërë në shtëpi
August 01
21:06 2017

Gjatë verës lëngjet janë të domosdoshme për oganizmin tonë. S’kam qënë kurrë dakort me konsumim e pijeve të gazuara apo lëngjeve industriale që e quajnë veten lëngje frutash. Sot po ju sjell recetën e limonadës së limonit të bërë në kushtet e shtëpisë. Eshtë e kot tju themë që për këte limonadë duhen limona naturalë të patrajtuar me kimikate. Aroma dhe shija e saj është e pakrahasueshme. Duhet të keni vetëm pak durim derisa të ftohet në pikën e duhur dhe s’ju ngelet gjë tjetër vetëm ta shijoni. Ndiqni hapat e mëposhtëm për recetën…

PËRBËRËSIT:

 

1 kg limona të patrajtuar

400 ml ujë

200 gr sheqer

 

PËRGATITJA

Vendosni ujin me sheqerin në zjarr dhe fillojeni shkrijeni duke e trazuar vashdimisht. Në momentin që nuk ndjeni më sheqerin në fundin e enës, fikeni zjarrin dhe lëreni të ftohet.

Shtrydhni limonat dhe filtroni lëngun e tyre. Bashkojeni lëngun e limonit me ujin me sheqer dhe transferojeni gjithë përbërjen në shishe qelqi, ruajeni në frigorifer.

Shërbehet e ftohtë. /Blitz.al/

Limonadë e bërë në shtëpi

 

Share