Blitz

 Breaking News

Karpaçio (Carpaccio) panxhari

Karpaçio (Carpaccio) panxhari
July 21
18:51 2017

Termi “Karpaçio” është mënyra e prerjes dhe marinimit të mishit. Në ditët e sotme ky term varion për krijimin e shumë pjatave në bazë të ndryshme produktesh. Por mënyra ngelet e njëjtë, feta të holla të marinuara.

 

Përbërësit:

panxhar

djathë grana ose parmixhano

rukola

arra

1 thelb hudhër

pak vaj ulliri

uthull balsamike

kripë dhe piper i zi

 

Përgatitja

Qëroni panxharin dhe priteni në feta shumë të holla me mandolin. Vendoseni në një pjatë dhe kriposeni, shtoni piper të zi, rukola sipër, copëza djathi, arra, vaj ulliri, hudhra të grira imët dhe uthull balsamike.

Shërbejeni. /Blitz.al/

 

Karpaçio “Carpaccio” panxhari

Share