Kadaif me arra, rrush të thatë dhe 4 aroma
Përbërësit:
- 1 kg kadaif i freskët
- 2 filxhanë çaji arra të qëruara
- 1 filxhanë kafe rrush të thatë
- 200 g gjalpë
- 2 lugë sheqer.
Për sherbetin
- 750 ml ujë
- 1 kg sheqer
- 2-3 karafila
- 2 feta xhenxhefil
- 1 shkop kanelle
- 2 yje anasoni
Përgatitja:
Copëtojini arrat me duar dhe një pjesë të tyre përziejini me 2 lugë sheqer. Shtroni kadaifin, errni një pjesë prej tij dhe i vendosni pak nga përzierja e arrave me sheqer dhe mbështilleni në formë roleje. Ekstremitetet ia mblidhni mirë brenda në mënyrë që mbushja mos të dalë. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër dhe shtrojeni në një tavë. Sipër i hidhni gjalpin e shkrirë dhe disa copa të vogla gjalpi. Shtoni edhe pjesën tjetër të arrave të mbetura.
Vendoseni të piqet në furrë në 140° për rreth 1 orë. Duhet të jetë bërë krokant dhe me ngjyrë të artë. Fikni sobën dhe lëreni të ftohet plotësisht.
Ndërkohë përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin, shtoni dhe erëzat dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të marre valë; duhet të llogarisni ta lini rreth 10 minuta mbas valës së parë. Fikni zjarrin dhe lëreni të vaket.
Shtoni rrushin e thatë sipër kadaifit.
Kur të jetë gati sherbeti shtojeni sipër kadaifit dhe lëreni deri sa të njomet plotësisht i mbuluar.
Një ditë e tërë do ishte ideale./Blitz.al/