“Pokemon GO” – Izrael, krijohet politika e re e sigurimit për dëmet e shkaktuara nga loja
Risia e fundit rreth fenomenit “Pokemon GO” vjen nga Izraeli, ku dega e sigurimit ndërkombëtar ka lëshuar një kontratë të posaçme rreth incidenteve të provokuara nga loja.
Ideja ka lindur nga bllokimi i shpeshtë i trafikut apo prej dëmtimeve të njerëzve, të cilët pikërisht për shkak të përqendrimit në telefonat e tyre kanë krijuar probleme.
Sipas mediave lokale, kjo politikë e re do të jetë e ngjashme me ato të zbatuara edhe për të apasionuarit e sporteve ekstreme.
“Pokemon GO” ka ndezur shumë debate në opinionin publik e atë fetar në Izrael.
Në gazetën konservatore e ortodokse “Yeted Neeman” është publikuar një artikull i gjatë ku shpjegohen rreziqet morale për trajnerët e “Pokemon”-ave.
Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti Reuven Rivlin ka publikuar një foto nga ku tregon se është duke luajtur nga telefoni i tij. /Blitz.al/