Blitz

 Breaking News

(Video) Theu këmbën gjatë garës, atletja 19 vjeçare zvarritet për në vijën e finish-it

(Video) Theu këmbën gjatë garës, atletja 19 vjeçare zvarritet për në vijën e finish-it
October 26
20:13 2018

Një atlete adoleshente përfundoi garën e saj të maratonës duke u zvarritur me këngën e thyer.

Rei Iida, një studente universiteti nga Japonia, u rrëzua papritmas dhe theu këmbën në kilometrin e 3-të të garës nga 41 km.

Në vend që ajo të hiqte dorë, 19 vjeçarja u zvarrit dhe 200 metra për përfundimin e rekordit të saj personal përpara se t’ja kalonte radhën shoqes së skuadrës.

Në filmime shfaqeshin dhe plagët e gjakosura pasi ajo përfundoi vrapin. Pasi ndodhi incidenti ajo kishte pyetur dhe sa metra i kishin mbetur. “Kisha vështirësi të dija nëse duhet ta ndaloja, por thjesht ndjeva që mund ta bënte pasi ishte shumë afër qëllimit të saj.”- tha gjyqtari kryesor pas eventit.

Iida u dërgua menjëherë në spital për të trajtuar plagët. /Blitz.al/

Share