Blitz

 Breaking News

Tri gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit tuaj!

Tri gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë partnerit tuaj!
January 12
17:48 2017

Dashuria nuk ka formula dhe rrjedhimisht as marrëdhëniet në çift nuk kanë të tilla, por ajo çka mund të themi me siguri është se ka disa sjellje të caktuara që ndikojnë pozitivisht ose negativisht në marrëdhënien tonë.

Ekspertët e çifteve që merren me këshillimin e një sërë historish kanë sugjeruar disa thënie që nuk duhet t’i përdorni në rast se dëshironi që gjithçka të shkojë mirë mes jush. Disa shprehje të caktuara, sidomos kur i përdorim në mes të një debati, më tepër e ndezin zënkën sesa e normalizojnë.

Më poshtë ju tregojmë 3 shprehjet që duhet t’i evitoni për të pasur një marrëdhënie të mirë:

  1. “Nëse do të më doje…” (Po, ai ju do sepse është me ju!)
  2. “Pse nuk janë gjërat ashtu siç kanë qenë mes nesh?” (Ndoshta sepse njerëzit ndryshojnë me kohën dhe ka disa ndryshime edhe në marrëdhënie.)
  3. “Po sillesh fiks si mamaja, babi, vëllai apo motra jote” (Më mirë mos i përfshini familjarët në këtë situatë…)

/Blitz.al/

Share