Blitz

 Breaking News

Tenton të bëjë selfie nga kati i 27: humb ekuilibrin dhe vdes 27-vjeçarja

Tenton të bëjë selfie nga kati i 27: humb ekuilibrin dhe vdes 27-vjeçarja
October 14
16:04 2018

Vetëm pak javë më parë, në Blitz.al publikuam një studim sipas të cilit 259 persona kishin humbur jetën nga selfie-t që nga viti 2011.

Dhe siç mund të pritej, fatkeqësisht, ky fakt  nuk ka i ka frenuar të apasionuarit pas fotove, të ndërmarrin veprime për të bërë selfie në vende të rrezikshme.

Një 27-vjecare portugeze është viktima e rradhës, e cila ka humbur jetën teksa tentonte të bënte një selfie në ballkonin e shtëpisë në katin e 27, në një lagje të populluar të Panamasë.

Manuela da Costa Macedo, nënë e dy fëmijëve kishte ardhur së fundmi në Panama për të ushtruar profesionin e saj si mësuese.

Një fqinj i portugezes ka arritur të filmojë momentin kur 27-vjecarja e ulur mbi hekurat e ballkonit, teksa përpiqej të pozicionohej për një foto, ka humbur ekuilibrin duke rënë nga ndërtesa e lartë dhe për pasoje ka humbur dhe jetën. /Blitz.al/

Share