Blitz

 Breaking News

Të veshësh rrobat e partnerit ndikon në shëndet dhe ka një arsye shkencore të fshehur pas kësaj

Të veshësh rrobat e partnerit ndikon në shëndet dhe ka një arsye shkencore të fshehur pas kësaj
November 17
12:10 2018

Të veshësh rrobat e të dashurit mund të jetë gjëja më e mirë për të bërë kur ke nevojë për pak ngushëllim.

Dhe pas kësaj, fshihen arsye të vërteta shkencore. Studiuesit e Universitetit British Columbia tregojnë që të veshësh rrobat me aromën e partnerit pakëson stresin, vetminë dhe ankthin.

Studimi përfshiu 96 gra që provuan rroba të rastësishme me një nga tre aroma të ndryshme- atë të partnerit, të një të panjohuri apo aromë neutrale.

Ato veshën bluzën për 24 orë, në mënyrë që studiuesit të masnin më pas nivelet e stresit dhe kortizolit nëpërmjet disa testeve.

Ata dolën në përfundimin se grupi që veshi bluzën e partnerit kishte nivel më të ulët stresi sesa ata që veshën atë të një të panjohuri.

Kështu që herën tjetër që i dashuri juaj të ankohet që i merrni rrobat, keni një arsye shkencore për t’u justifikuar. /Blitz.al/

Share