Blitz

 Breaking News

“Të shpërndarë por të bashkuar rreth një Flamuri…”- urimet më të veçanta të personazheve të njohur në Ditën e Pavarësisë

“Të shpërndarë por të bashkuar rreth një Flamuri…”- urimet më të veçanta të personazheve të njohur në Ditën e Pavarësisë
November 28
14:36 2018

Çdo 28 nëntor të gjitha rrugët, ballkonet e shtëpive dhe së fundi rrjetet sociale vishen kuq e zi, pasi shënon pikërisht ditën kur të gjithë shqiptarët janë më së shumti krenarë për nacionalitetin e tyre, përveçse kur Dua Lipa bën shqiponjën me duar.

Pjesë e festimeve dhe urimeve masive bëhen pjesë sigurisht dhe artistët, këngëtarët, aktorët, pra të gjithë njerëzit publikë në Shqipëri. Disa prej tyre e shohin si adetin e rradhës për tu bërë në Instagram, disa përpiqen shumë që të bëjnë ndonjë gjë të veçantë, e ndërkohë disa të tjerë e ndjejnë aq shumë ditën e flamurit sa nxjerrin këngë apo krijojnë projekte veçanërisht për këtë ditë. Po, ka dhe nga ata që japin mesazhe të rëndësishme, lidhur me situatën aktuale por që ato nuk para marrin shumë “like”. Nejse, fatmirësisht personazhet e njohur ende nuk janë përë pjesë e atij grupit të popullit të thejshtë që urimin e nisin me “Të ishit patriotë ju nuk i hidhnit plehrat në tokë çdo ditë.”

Pa humbur kohë, ja se si kanë uruar personazhet tuaj të preferuar Ditën e Pavarësisë këtë vit:

E fillojmë me kapitenin Lorik Cana i cili na ka uruar Ditën e Flamurit me një foto të djalit të tij që mban në dorë flamurin më të bukur në botë.

 

View this post on Instagram

 

Urime Ditën e Flamurit 🇦🇱 nga Boiken !!!!

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Bleona i ka uruar ditëlindjen shtetit shqiptar, e veshur pikërisht me simbolin e flamurit tonë gjatë një performance.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar ditlindjen #SHQIPERI Happy independence day #Albania . #Proud 🔴⚫️👐🏻

A post shared by Bleona (@bleona) on

Moderatorët e “Wake Up”, Isli Islami dhe Ori Nebijaj na urojnë 28 nentorin të kombinuar me njëri tjetrin, ku secili në bluzen që ka veshur mban një anë të shqiponjës.

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo janë! Gëzuar Festën e Flamurit! 🇦🇱

A post shared by ISLI ISLAMI (@isli_islami) on

Big Basta nga Zelanda Re i uron Pavarësinë shqipeve të tij, duke shpërndarë dhe foto të djalit të tij dhe bashkëshortes Vesa Luma. Ai nuk harron të krenohet me faktin se shqiptarët po përcjellin virtytet më të mira të vendit të tyre , edhe në Zelandën e largët.

Rozana Radi uron të gjithë shqiptarët me një foto shumë patriotike të saj dhe kujton se përveçse një festë, kjo datë duhe të shërbejë dhe për reflektim nga të gjithë.

Jul Deda ja uron pavarësinë Shqipërisë duke e quajtur dhe “zemra ime’. Gjithashtu ai kujton tre ngjarjet më të rëndësishme të historisë 106 vjeçare të shtetit, dhe jep një mesazh shumë të fortë duke thënë se nuk do ta braktisë vendin në këtë kohë të vështira por do të luftojë për të.

 

View this post on Instagram

 

Ma gezofsh diten e pavaresise zemra ime. Shqiperia, zemra dhe shpirti i çdokujt qe ndjehet shqiptar, sot nuk eshte ne ditet e saj me te mira. Perkundrazi ky 106 vjetor e gjen me mbi 250 mije shqiptare me pak. Ata iken, jo per shkak te tokes, jo per shkak te historise dhe as te mosdashjes se vendit te tyre, ata iken se u “debuan”. I deboi skamja dhe padrejtesia. Shqiperia, e bukura e dheut, ky vend qe e ka fale Zoti si te tille, çfare nuk ka hequr gjate ketij shekulli. Gjitha te zezat qe mund t’i ndodhin nje vendi, qe nga luftrat e deri te vetshkaterrimet, qe nga diktatura me e eger ne planet e deri tek zhvatjet e hajdutave me kollare, qe si kanceri e kane pushtuar kete vend me metastazat e tyre dhe nuk duan te shqiten deri sa t’ja marrin frymen. Nuk kane per t’ja dale, pa merak. Shqiperia, vendlindja jone e mire, pavaresisht perballjes me “cuname” historike, qe te rralla jane ato shtete qe i perjetojne, ka arritur t’ja dale duke perjetuar tri ngjarjet me te rendesishme e saj 106 vjeçare. E para, mbreteresha e festave eshte padyshim shpallja e pavaresise ne vitin 1912. E dyta eshte ajo ngjarje qe na hapi syte si popull, shembja e komunizmit ne vitin 1990. Ndersa e treta, ngjarje e cila na mbushi me shprese eshte liberalizimi i vizave ne vitin 2010, ku shqiptaret u ndjene te lire jo vetem menderisht, por edhe fizikisht. Po sot Shqiperi pa me thuaj si je? E di e di, je e rrethuar me hijena. Me vjen keq, por une akoma nuk e kam humbur shpresen se nje dite ti do kesh ate qe meriton. Prandaj nuk iki, nuk dua te iki, refuzoj te debohem, prandaj jam ketu me ty, prandaj kam vendosur te jetoj, te perjetoj, te qaj dhe te qesh ketu me ty. Pa merak, nuk besoj se do te leme vetem, sepse ti nuk e meriton nje gje te tille. Ti nuk meriton te qash perjetesisht, ti duhet te qeshesh fort dhe pa komplekse. Mos bej gabim te ndjehesh inferiore ndaj askujt ne asnje moment, sepse ti je Shqiperia vendi ku jeton nje nga popujt me te vjeter ne Europe, vendi i shqiponjave dhe jo i sorrave dhe mbi te gjitha vendi me flamurin me te bukur ne bote. Te dua..! ❤🇦🇱❤🇦🇱

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on

Florjan Binaj i uron festën e pavarësisë dhe çlirimit Nënës Shqipëri dhe në shkrimin e tij kujton sakrificat e shqiptarëve brenda dhe jashtë trojeve, për të mbrojtur Kombin tonë.

Butrint Imeri na uron për ditën e madhe të pavarësisë dhe nuk harron as të urojë ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, një njeriu symboi të luftës për Shqipërinë Etnike.

 

View this post on Instagram

 

Urime kjo dite e madhe e pavaresise se Shqipnise dhe ditelindja e komandantit legjendar Adem Jashari 🇦🇱🇽🇰

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

Të njejtën gjë ka bërë dhe Ghetto Geasy, i cili bashkangjitur me një foto të komandantit Adem Jashari me flamurin kuq e zi në sfond shkruan thjesht “Gëzuar 28 Nnëtorin”.

 

View this post on Instagram

 

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

Rona Nishliu ka zgjedhur që këtë ditë ta përkujtojë me një foto të flamurit të kastriotëve dhe një poezi emotive drejtuar pikërisht atij e cila fillon me: “O flamur gjak, o flamur shkabë…”

 

View this post on Instagram

 

O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr’ o nën’ e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi. Fortesë shkëmbi tmerr tirani, S’të trëmp Romani, as Venecjani, As Sërp Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli Flamur që lint Shën Kostandinin, Pajton Islamn’ e Krishtërimin, Çpall midis feve vllazërimin, Flamur bujar për Njerëzi. Me Skënderben’ u-lavdërove Dhe në furtun’ i funtmi u-shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri. Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive, Po çdo mizor me shpat’ e grive, O fushë-kuq, o shkabë-zi. Përpjetë pri-e Shqipërinë, Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vllanë, yrnek për fqinë Për botën ëndr’ e qjell i ri.

A post shared by R O N A N I SH L I U (@rona1shliu) on

Capital T këtë ditë na e përkujton me një pozë ku shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës së bashku me futbollistin  Granxit Xhaka. Të njejtën foto e ka shpërndarë dhe vetë zv. Kapiteni i Arsenalit me mesazhin “Të shperndarë por të bashkuar rreth një Flamuri, Gjuhe dhe të një Gjaku”. Kujtojmë që Graniti ishte një nga futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, i cili u gjobit për përdorimin e kësaj shenje prandaj kjo foto ka më shumë vlerë.

Aurela Gaçe përvecse ka postuar një foto të flamurit me tekstin e himnit të shkruajtur poshtë saj, ka nxjerrë dhe një video, ku këndon këngën e famshme “Cili je ti more burrë”, si një homazh për sjellësin e Pavarësisë, Ismail Qemalin.

Këngëtari Klajdi Haruni shkruan në postimin e tij “Gëzuar Shqipëri kudo që të jesh”, duke uruar copëzat e vendit tonë të shpërndara në të gjithë botën. Video-ja kolazh e tij përmban foto me anëtarët e Threedots të veshur me uniformën e kombëtares, Ballist Morinën, çunat e përfaqësueses së futbollit,  me këngën e pavarësisë në sfond.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar Shqiperi kudo qe te jesh…🇦🇱🇦🇱🇦🇱@iamflorimumajesi @iambrunooooo @mirvathi @vikkraja

A post shared by Klajdi Haruni 🙋🏻‍♂️ (@klajdiharuni) on

Me këtë rast ju urojmë dhe ne për Ditën e Pavarësisë dhe ju themi që gjithmonë të kujtoni fjalët e himnit: “Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne…” /Blitz.al/

Share