Blitz

 Breaking News

Studim – Shprehja “nuk ka një mundësi të dytë për të lënë një përshtypje të parë” paska qenë e gabuar

Studim – Shprehja “nuk ka një mundësi të dytë për të lënë një përshtypje të parë” paska qenë e gabuar
September 27
12:19 2018

Kur takon njerëz të rinj është gjithmonë përshtypja e parë ajo që ka rëndësi.

Kjo vlen dhe për ata që dëshirojnë të bëjnë miq të rinj, por nuk dinë nga t’ia fillojnë për të treguar se kush në të vërtetë janë: A do ta kuptojnë ata karakterin tënd, a do arrijnë të kuptojne batuatat e tua të para?

Nëse ke frikë se mos lë ndonjë impresion të gabuar tek të tjerët, qetësohu, nuk je i vetmi!

Një studim nga “Psychological Science” thotë që po shqetësoheni shumë.

Duhet të dini t’i ndani gjërat mes asaj që mendoni për veten dhe përshtypjes që u jepni të tjerëve.

Jo gjithmonë defektet që për ju janë një minus shumë i madh, vihen re nga ata që ju rrethojnë.

Linking Gap, sikurse është përcaktuar edhe nga studimet, është baza e çdo marrëdhënieje shoqërore dhe ndodh në rastin kur: Ne besojmë se paraqitemi në një mënyrë, duke i dhënë madje ankth vetes se kjo mënyrë nuk është e pëlqyeshme për të tjerët, por në të vërtëtë nuk perceptohemi ashtu siç ne mendojmë.

Në eksperimentin e realizuar, personat pjesëmarrës kane votuar me pikë për mënyrën se si ata mendonin se kishin lënë përshtypjet te bashkëbiseduesit e tyre.

Rezultati? Pikët që ato i kishin dhënë vetes ishin gjithmonë më te ulëta se sa pikët që bashkëbiseduesit i kishin dhënë atyre.

Pra, përshtypja e parë që i jep të tjerëve është gjithmonë më e mirë së ajo që ti mendon.

Hulumtuesit të cilët janë marrë me këtë studim kanë deklaruar që kanë modifikuar ambiente të ndryshme për të verifikuar nëse është ky i fundit faktori që ndikon në sjelljen e personit që ndihej i gjykuar pas takimit të parë.

Por rezultati ka qenë i njëjtë. Edhe nëse ndodhesh në një ambient zyre me kolegë, edhe nëse ndodhesh në një vend më të relaksuar e të qetë, ke gjithmonë frikë dhe je i tensionuar se mos jep një përshtypje të gabuar për veten.

Shqetësohemi aq shumë në atë se çfarë po bëjmë e po themi, sa nuk i vëmë re gjestet dhe fjalët e atyre që po na dëgjojnë.

Sikur thjesht të ishim më të shkathët për të lexuar mes rreshtash do të zbulonim që japim një impresion të parë shumë më të mirë se sa ajo që ne mendojmë. /Blitz.al/

 

Share