Blitz

 Breaking News

Rrëfim: Si e përballova humbjen e nënës përmes fotografive…

Rrëfim: Si e përballova humbjen e nënës përmes fotografive…
January 13
12:02 2017

Një djalë ka rrëfyer se si e ka përballur humbjen e nënës së tij, duke u ngushëlluar përmes fotografive.

“Ndarja nga jeta e nënës sime erdhi si diçka e papritur. Unë nuk  e mendoja se ajo do të vdiste. Mjekët e kishin nxjerrë nga spitali duke thënë se gjithçka do të shkonte mirë derisa në fund ajo humbi jetën në moshën 67-vjeçare.

Thonë se pas humbjes fëmijët dhe të afërmit jetojnë me kujtimet, me fotografitë dhe gjithë momentet e bukura që ata kanë lënë pas. Jam i lumtur që kam fotografitë, ndoshta jo vetëm të saj, por edhe objekteve personale që ajo kishte. I mendoj si një mënyrë për të përmbyllur fazën e pikëllimit dhe të shërimit të shpirtit tim.

E kam vizituar gjatë kohës që ishte e shtruar në spital, bashkë me motrën dhe vëllain tim. E vizitoja çdo ditë. Një ditë motra na mori mua dhe vëllain në telefon dhe tha se duhej të shkonim në spital. Të gjithë po prisnim në dhomën e emergjencës për një kohë të gjatë dhe infermierja doli disa herë të na thoshte se ajo nuk po arrinte ta merrte veten. Pas disa minutash doktori u përball me ne dhe na lajmin e hidhur se ajo nuk e kishte përballuar dot më, sëmundja e kishte mundur.

Ndenjëm disa minuta duke e parë nga xhami i dhomës, donim të kuptonim se çfarë kishte ndodhur, momente që unë kurrë nuk do t’i harroj.  U mora erë flokëve të saj, e përkëdhela për herë të fundit. Ajo kishte të njëjtën aromë, duart e saj ishin të njëjtat, por nuk kishin jetë. Ajo gjithnjë më thoshte se unë kurrë nuk do e kuptoja sa shumë më donte. U përkula në gjunjë dhe i pëshpërita në vesh se unë e dija se sa shumë ajo më donte. Pasi dola nga ajo dhomë, pashë në dhomën e vizitave shtratin ku ajo kishte qëndruar një ditë më parë, ku shpresonte se gjithçka do të shkonte mirë. Kur iku nga shtëpia për t’u shtruar nuk e mendoi dy herë, e dinte që nuk do të kthehej më të shihte sërish gjërat e saj, të vinte gjërat në vendin e duhur kur ne t’i bënim rrëmujë. Kisha ndjenjën se ditët që do të vinin në vazhdim do të ishin të vështira, kështu që një moment ndala dhe mendova të ruaja disa kujtime që ndoshta do të më ndihmonin ta tejkaloja gjithë këtë gjendje më vonë. Fotografia mund t’ju sjellë shumë pranë personin tuaj më të dashur. Kështu unë fotografova gjërat e saj. I shoh shpesh. Edhe pas një viti dhimbja nuk largohet, thjesht nuk e ndiejmë më aq shumë…/Blitz.al/

2 3 4 5

Share