Blitz

 Breaking News

Pasi të lexoni këtë artikull, do të mendoheni dy herë përpara se t’u blini lodra fëmijëve

Pasi të lexoni këtë artikull, do të mendoheni dy herë përpara se t’u blini lodra fëmijëve
August 03
17:59 2017

Fëmijët, sado lodra që të kenë, zgjedhin shpeshherë që të jenë kreativë dhe t’i improvizojnë vetë lojërat e tyre. Ndonjëherë ata kënaqen më shumë thjesht me një kovë dhe lopatë në plazh sesa me lodra nga më të shtrenjtat që mund t’u blejnë prindërit. Asnjë lojë elektronike, dinozaur, robot, kukulla Barbie apo lodra të tjera nuk mund t’u japin më shumë kënaqësi sesa një lojë të cilën ata e “shpikin” vetë.

Sipas një studimi, sa më shumë lodra të kenë fëmijët, aq më pak kreativë ata janë. Ky në fakt është një problem në thelb pasi të gjithë prindërit mundohen që fëmijët e tyre të kenë nga lodrat më të fundit dhe mendojnë se nëse ua blejnë, ata do të ndihen më mirë. Pra, në një farë mënyre e shohin lumturinë e fëmijës në gjëra materiale. Megjithatë, duhet të kuptojmë se fëmijët janë të lumtur edhe kur i çoni për një shëtitje në natyrë, gjatë së cilës e vetmja gjë që keni me vete është një shishe ujë. Sa më pak lodra që të kenë fëmijët, aq më shumë fillojnë të mendohen ata dhe të jenë më krijues. Mund të ndërtojnë kështjella, mund të dekorojnë vetë gjithçka mbi bazën e ideve të tyre./Blitz.al/

 

Share