Blitz

 Breaking News

“Orii”, unaza e parë me të cilën mund të telefonosh!

“Orii”, unaza e parë me të cilën mund të telefonosh!
September 29
20:41 2018

E ardhmja e telefonisë do kalojë përmes gishtit tonë. Kjo sepse tani për t’iu përgjigjur një telefonate, për të marrë dikë në telefon, ose për të dëgjuar një mesazh zanor, mjafton të afrosh gishtin te veshi dhe çdo gjë u zgjidh. E rëndësishsme është të keni në gisht një “Orii”, unazën e parë me të cilën mund të telefonosh.

Falë një teknologjie e cila transmeton tingujt nëpërmjet kockave tona, është e mundur të dëgjosh mesazhet zanore apo të realizosh një bisedë telëfonike, thjeshtë duke ushtruar presion nga gishti te veshi.

Orii është një unazë Bluetooth, e cila sipas prodhuesve të saj na mundëson një tingull më të mirë e më të qartë, edhe në ambiente me shumë zhurmë.

Në te njëjtën kohë, unaza ka një sistem që prandalon zhurmat për biseduesin. Pajisja ka një dizajn shumë të thjeshtë, që përfaqësohet nga një kuti e vogël, e vendosur në pjesën e sipërme te unazës, me nje LED në pjesën ballore dhe dy pulsante ne pjesët anësore.

Orii është e veshur nga një trup që e bën të papërshkrueshëm nga uji, për të evituar prishjen e saj ndërkohë që bën një dush.  Përveç telefonatave, është e mundur ta përdorni unazën edhe për të dëgjuar sugjerimet e asistentit vokal, ose për të marrë njoftime.

E krijuar nga “Origami Labs” , Orii është lançuar nje vit më parë në platformën e crowdfunding, dhe tani pas suksesit të fushatës për financime, pajisja është gati për shitje me një çmim prej 159 dollarësh.  Ori është e disponueshme në katër ngjyra: të kuqe, gri, të zezë dhe gold.

Për momentin është akoma një projekt në ndërtim, por shumë mëndojnë që ora do arrijë në të ardhëm të zëvëndësojë orën smartphone, madje dhe të Apple që po punon në këtë drejtim.

/Blitz.al/

Share