Blitz

 Breaking News

NASA anulon udhëtimin në hapësirë vetëm me vajza dhe shpjegon arsyen

NASA anulon udhëtimin në hapësirë vetëm me vajza dhe shpjegon arsyen
March 27
00:02 2019

Pak kohë më parë, NASA dha lajmërimin se po përgatiteshin për udhëtimin në hapësirë vetëm me astronaute vajza. Por fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç priteshin.

Të premten, NASA ka anuluar planin e saj për shkak se kuptoi se nuk kisha mjaftueshëm kostume me masën e duhur për astronautet.

Pasi realizuan provën e parë këtë javë, astronautja Anne McClain vuri re se kostumi i masës Large që kishte veshur nuk e lejonte të lëvizte siç duhet.

“McClain kuptoi gjatë provës së parë që një kostum i masës Medium- sidomos pjesa e sipërme, bluza e kostumit- do t’i rrinte më mirë.”- thuhet në një lajmërim të agjensisë.

Duke qenë se vetëm një e kësaj mase ishte porositur për të premten, do jetë vetëm Christina Koch në udhëtim. Ajo do të shoqërohet nga astronauti Nick Hague, dhe kështu prishet plani për një udhëtim vetëm me vajza. /blitz.al/

Share