Mënyrat e duhura për të larë rrobat në lavatriçe
July 28
18:39
2016
Në qoftë se doni të keni rroba të bukura, duhet të dini se si t’i lani ato. Procesi i larjes duket shumë i thjeshtë, por në fakt duhet të keni shumë kujdes që të mos gaboni në larje. Disa gjëra i keni bërë gjithmonë gabim, më poshtë do të gjeni mënyrën e duhur.
- Bëni klasifikimin e ngjyrave. Rrobat duhet t’i ndani sipas ngjyrave të ndryshme. Nuk mund të fusni në lavatriçe rrobat e bardha dhe të zeza bashkë. Gjithashtu duhet t’i ndani edhe sipas materialit.
- I keni hequr njollat gabim deri tani sepse për të hequr njollat nuk duhet të ushtroni forcë sipër tyre por vendosini sipër një pëlhurë dhe më pas lajini së bashku.
- Mos përdorni shumë pluhur larës. Sepse nga shkuma e tepërt mund të mblidhen shumë papastërti në pjesën e jakës.
- Zbërtheni kopsat kur i futni rrobat në lavatriçe, sepse pjesa e tyre mund të mos lahet mirë në qoftë se i lini kopsat e mbërthyera.
- Mos përdorni shumë zbardhues sepse do të dëmtoni rrobat. Mund t’i shtoni zbardhuesit dhe 2-3 pika lëng limoni për të pasur rezultat.
- Mos i lani rrobat e banjës në lavatriçe. Gjithashtu edhe rrobat e tjera që kanë përbërës elastikë nuk duhet të lahen në lavatriçe.
- Mos fusni shumë rroba në lavatriçe sepse nuk do të merrni rezultatin që kërkoni.
- Zëvendësoni detergjentët e shtrenjtë me produkte që ju ndodhen në shtëpi. Përdorni kripë dhe lëng limoni për të hequr njollat dhe për t’u dhënë rrobave shkëlqim.
- Kushtojini vëmendje lavatriçes. Duhet ta pastroni atë me ujë të nxehtë dhe uthull të paktën një herë në vit. /Blitz.al/