Blitz

 Breaking News

Kur fëmijës suaj t’i thyhet zemra për herë të parë, ky është sekreti si t’i ndihmoni

Kur fëmijës suaj t’i thyhet zemra për herë të parë, ky është sekreti si t’i ndihmoni
November 18
14:28 2018

Kuptojeni dhimbjen e tyre, nxirreni për drekë dhe kurrë mos thoni “hë se nuk është fundi i botës”.

Merreni seriozisht. Mund t’ju duket si një përjetësi qëkur përjetuat dhimbje të tilla, dhe mund të mendoni që është i ri për të vuajtur. Por nëse e bën atë të palumtur, ka shumë rëndësi ta merrni seriozisht.

Nëse jeni të lumtur që janë ndarë me dikë sepse nuk e pëlqenit, mbajeni këtë ndjesi të fshehur. Ndoshta ata e dinë që ju nuk e pëlqenit partnerin e tyre dhe do ju akuzojnë se jeni hipokritë, por mbajeni situatën të qetë dhe thjesht i tregoni që për ju ka rëndësi që ata të mos jenë të palumtur.

Pyetini nëse ka diçka që do t’i bënte të ndiheshin më mirë. Shkoni me ta për drekë apo në kinema. Kuptojeni që ata ndihen të dëshpëruar, por në një farë mënyre ditët e këqija duhet të kalohen duke bërë diçka.

Mos thoni “Nuk është fundi i botës.”  Për ta duket i tillë, dhe është fundi i diçkaje shumë me vlerë për ta, dashurisë së parë. Në vend të kësaj, thoni “Ndoshta nuk ndiheni kështu tani, por gjërat do të përmirësohen.” Është një balancë delikate, të kuptoni sa keq ndihen ata pa e lënë të kthehet në ndjesi konsumuese.

Të përfundosh një lidhje me vendim të të dyve është po aq e dhimbshme sa të të lërë ai. Mund të jetë shumë e vështirë që të kuptosh që nuk je me personin e duhur,që një dashuri që mendove se do të ishte përgjithnjë,të mbarojë dhe mos të të bëjë më të lumtur. Duartrokisni maturinë e tyre për t’u larguar dhe mbështetini ata për këtë vendim që po marrin.

Nuk mund ta zgjidhni ju këtë për ta, por mund t’i qëndroni për aq kohë sa ata kanë nevojë. Thjesht qëndroni me ta dhe lërini hapësirë të flasin, për aq kohë sa të kenë nevojë./Blitz.al/

Burimi: The Guardian

Share