Blitz

 Breaking News

Kënga Magjike 2018, java e tretë: “Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”

Kënga Magjike 2018, java e tretë: “Lajmi i mirë dhe lajmi i keq”
October 22
17:02 2018

Erdhi dhe e hëna e kësaj jave dhe kjo do të thotë vetëm një gjë. Tifozët e Milanit preferojnë të mos përballen me ata të Interit të paktën për dy ditë dhe në darkë do shohim Blendi Fevziun. A po, do të thotë dhe që unë do shkruaj “Lajmin e mirë dhe lajmin e keq” të javës së tretë të Këngës Magjike.

Do ketë vetëm një ndryshim nga dy herët e para që kësaj rradhe ka një lajm të mirë dhe të keq dhe për moderimin e Bora Zemanit, jo se ajo është në konkurim po se më pëlqen shumë mua.

Lajmi i mirë: Bora vazhdon të jetë shumë natyrale dhe duket shumë mirë në krah të Ardit Gjebreas teksa prezanton artistët po edhe kur bën mini-intervistat me ta.

Lajmi i keq: Mëkat që nuk e bëri gjithë prezantimin duke pirë një gotë qumësht e ulur në verandën e një shtëpie në fshat, ata që e ndoqën e dinë se për çfarë po flas.

Artistët Big

Mentor Haziri- Më ke vra

Pas çmimit që mori vitin e kaluar për vokalin, Mentori vjen sërish dhe këtë vit me të njetën potencë në zërin e tij, prapë me një tjetër baladë klasike por që duket më moderne falë produksionit. Kjo zgjedhje është bërë mesa duket që ai të dëgjohet më shumë dhe nga të rinjtë përveçse fansave besnikë. Gjithashtu këngëtari nuk habit as me tekstin e bukur të cilin i bën po vetë, kjo ngaqë është dhe një poet i mirë. Vlen të përmendet fakti që Mentori e bën këtë paraqitje në festival disa ditë përpara se të mbaj recitalin e tij në Tiranë i cili do ketë më shumë performaca të tilla të bukura.

Lajmi i mirë: Mentori dhe stili i tij nuk duhet ti mungojnë më industrisë muzikore shqiptare e sidomos festivaleve, më vjen mirë që po konkuron me vazhdimësi.

Lajmi i keq: Do doja shumë të shihja grupin “Kthjellu” me vokalist Mentor Hazirin të merrnin pjesë në festival, ose një bashkëpunim të tyre si dikur. Por kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë.

Ardit Cuni & Daniela Toci-Qaj

Një baladë klasike e Këngës Magjike me detaje moderne, me muzikë të ndjerë dhe tekst të dhimbshëm i cili është shkruar bukur nga Fifi. E gjitha bëhet akoma më interesante kur ke parasysh dhe historinë e Danielës së vogël me të cilën u njohëm në The Voice Kids. Skenografia e bukur dhe performance në vijë të drejtë me këngën.  Menedoj që nxjerrja në skenë e Danilës me këtë projekt mund të jetë “thikë me dy presa”. Ndoshta është pak e shpejtë dalja e saj në festival, plus me një baladë. Në raste të tilla, artist i ri rritet për tu bërë performuesi i baladeve dhe e ka të vështirë të nxjerrë diçka moderne ose videoklipe. Por nga ana tjetër mund të jetë strategjia e duhur. Ardit Çuni vjen me zërin që kap nota qe të tjerët zor se i arrijnë, jam ende në dyshim i shkojnë baladat apo jo, ndoshta është herët për të gjykuar, koha do ta tregojë.

Lajmi i mirë: Sido që të jetë bashkëpunimi është i freskët dhe pres një super perfomrmancë në “Pallatin e Koncerteve” se një këngë e tillë patjetër do vlerësohet me çmim.

Lajmi i keq: Shpresoj që Daniela të mos mbahet mend si vajza që doli një herë në festival kur ishte e vogël sepse unë jam shumë fans i saj dhe dua ta shoh të bëhet një super artiste, e ndjek apo jo muzikën si hobi.

New Artist

Viola-Ai

Direkt nga Gjermania për në New Artist, më bëhet qefi që Viola e mori këtë iniciativë. Me fjalët e një prej pjestarëve të jurise, Viola është një pop star-e e ardhshme. Ajo që më pëlqen më shumë është se pavarësisht potencialit fantastik që ka në zë, ka ardhur me një material të ri, modern që edhe mund të kërcehet. Zgjedhje e guximshme që tregon se do e dëgjojmë akoma më shumë në të ardhmen artisten pasi di të marrë vendimet e duhura. Performanca live kishte paaak probleme tek notat poshtë, po nga emocionet ose ndoshta nga vështirësitë e live-it. Pjesa tretë e këngës ishte më e bukura, sidomos performaca që i bëri Viola. Bravo!

Lajmi i mirë: Do kemi konkurencë tek New Artist këtë vit, Viola është një nga “të fortët”. Në mos me çmim kënga do dëgjohet kështu që ky është çmim më vete.

Lajmi i keq: Veshja jo se nuk ishte e bukur por jo në harmoni me këngën dhe performancën. Madje këtë e vuri në dukje dhe Armend Rexhepagiqi, dhe kur ta thotë këtë dikush që si varëse përdor një statujë greke duhet të dëgjosh.

Grupi “The Sins”-Superhero.

Në rradhë të parë njëherë unë do i kisha dhënë jeshilen grupit për këngëtaren, stilin dhe veshjen e saj dhe për personazhin që është kitaristi. Kënga është e rrymës indie rock e ndërthurur me shumë “gjëra” të tjera dhe e regjistruar sigurisht është shumë herë më e bukur se live për shkak të vetë rrymës. Por si përfaqsues të muzikës alternative, të vetmit deri tani, prezantimi live ishte mirë. Nuk them shumë mirë sepse vokali i vajzës e la në baltë në fillim por e mori veten nga mesi i këngës deri në fud. Lirshmëria në skenë fantastike, sikur të kishim marrë paaak më shumë energji do ishte më cool. Në tërësi për shijn time personale dhe faktin që jeni super, ju jep një 10/10.

Lajmi i mirë: “The Sins” sapo erdhën në skenë dhe jam shumë i lumtur për këtë.

Lajmi i keq: Nëse pasiguritë e zërit të këngëtarës bëhen arsyeja që mos vazhdoni më tej me këtë që po sillni do zhgënjehem shumë se është gjë që rregullohet.

Giorgia Igliozzi-Equidistante

Shkurt dhe saktë, më bëhet qefi që ka ardhur dita që të vijnë italianët të konkurojnë tek ne edhe pse do kisha preferuar të vinin me “armë më të forta”. Gjithsesi kënga e artistes është këngë tipike italiane, madje këngë tipike itlaiane pjesmarrëse në një festival. Teksti është super por nuk mund të presim gjë tjetër nga krijimet e vendit përtej detit. Do preferoja që projekti të kishte ndonjë element suprizë sepse mu duk pak monotone dhe jo maksimumi që mund të prezantohej. Gjithsesi i shkonte vokalit të artistet kështu që zgjedhja justifikohet.

Lajmi i mirë: Fakti që dhe tek New Artist mund të dëgjojmë pak poezi italiane.

Lajmi i keq: Fakti që poezia nuk ka ardhur me diçka më moderne dhe interesante.

Reinaldo Gaçi-Ku je

Reinaldo në 3 herët e pjesmarrjes në New Artist kalon për herë të dytë. Ka një super zë dhe interpretim shumë të mirë por pres më shumë nga ai në krijim sepse akoma vazhdon po në ujërat e klasikes, si në muzikë si në tekst. Nuk besoj që një artisti si Reinaldo i mungon guximi, ndoshta mendon që ky ështe prezantimi i duhur në festival por do doja ta shihja me diçka tjetër, me siguri do vlerësohej më shumë. Pra pavarësisht vokalit dhe stilit, edhe kënga e tij mu duke deri diku monotone.

Lajmi i mirë: Reinaldo vazhdon të luftojë për dashurinë e tij muziikën dhe më vjen mirë për këtë.

Lajmi i keq: Duhet të pres dhe një vit që ta shoh në diçka moderne.

/Blitz.al/

Share