Blitz

 Breaking News

Jo më ilaçe për vetminë, këto aktivitete janë kura më e mirë që do të vihet në zbatim së shpejti

Jo më ilaçe për vetminë, këto aktivitete janë kura më e mirë që do të vihet në zbatim së shpejti
October 21
11:12 2018

Vetëm gatim, kërcim dhe art…Kryeministrja e Britanë së Madhe, Theresa May, ka vendosur të vërë në zbatim pikërisht këtë plan: mjekët do të japin “detyra” sociale në vend të ilaçeve për njerëzit që vuajnë nga vetmia.

Madje ato kanë vendosur në dispozicion dhe një fond prej 1.8 milionë paund për projektet komunitare dhe krijimin e hapësirave për aktivitete si gatimi, piktura apo arte të tjera. Aktivitetet sociale ndihmojnë në uljen e riskut të prekjes nga çrregullimet emocionale. Vetmia është një prej tyre që më pas çon dhe në sëmundje të zemrës apo Alzheimer.

“Askush nuk duhet të ndihet vetëm apo sikur nuk ka askund ku të drejtohet. Vetmia është një çështje serioze që ndikon njerëzit e moshave dhe origjinave të ndryshme. Strategjia jonë ka një vizion të fuqishëm për të adresuar këtë sfidë.”- është shprehur Theresa May.

Projekti synon të finalizohet plotësisht deri në 2023. /Blitz.al/

Share