Blitz

 Breaking News

Ja çfarë është ligji i tërheqjes për të cilin Tayna flet aq shumë, dhe përse ju duhet në jetë

Ja çfarë është ligji i tërheqjes për të cilin Tayna flet aq shumë, dhe përse ju duhet në jetë
November 15
20:00 2018

E kemi parë shpesh të flasë për të në postimet e saj, apo edhe në intervistat që jep. Tayna është një manifestuese e ligjit të tërheqjes dhe gjithçkaje që ai përfaqëson.

” Duhet të mendosh pozitivisht. Sa më shumë mendon pozitivisht, ashtu ndihesh. Kur mendon mirë, i ndjell vetes ndjenjat e mira.Pse të humbësh kohë duke i ndjellur vetes keq, kur ke mundësi të ndjellësh mirë. Normalisht që në jetë do kesh momente të këqija, ato nuk mundesh t’i anashkalosh sepse janë mësime.” – tha ajo për të në emisionin “Nin”.

Por çfarë është ligji i tërheqjes?

Askush nuk e di realisht çfarë është apo si ndikon në jetën tonë. Por nëse do të na duhej ta përkufizonim shkurt do të thonim që është besimi se duke u fokuar në mendime pozitive ose negative, çdo person kthen pikërisht këto mendime në eksperienca reale pozitive apo negative në jetën e tij.

Për vërtetësinë e tij, përveç shembujve të shumtë në jetë, ka dhe fakte nga fizika kuantike që e mbështesin.

Përse na duhet në jetë ky ligj?

Duke përdorur këtë teori, mund të marrim nën kontroll jetën tonë. Ligji i tërheqjes dikton që çfarëdo që mund të imagjinohet apo perceptohet nga mendja mund të arrihet nëse e manifestojmë atë dhe punojmë me një plan për të shkuar aty ku duam.

Dhe si përfundim, si mund ta zbatojmë atë?

Manifestoni dashurinë në marrëdhënie, tërhiqni para dhe mirëqenie dhe përmirësoni shëndetin mendor dhe fizik. Mbi të gjtha, arrini sukses.

Për të arritur tek të gjitha këto, filloni duke lexuar librin “Sekreti” nga Rhonda Byrne.

/Blitz.al/

Share