Blitz

 Breaking News

Dasma më e paparë që keni dëgjuar: Nusja si Hirushja, dhëndrri si Princ dhe të ftuarit karaktere të Disney-t

Dasma më e paparë që keni dëgjuar: Nusja si Hirushja, dhëndrri si Princ dhe të ftuarit karaktere të Disney-t
October 27
13:06 2018

Përrallat mund të kthehen në realitet edhe pse shumë nga ju nuk e besojnë. Pavarësisht gjithçkaje të gjitha vajzat dëshirojnë që të gjejnë Princin e tye të kaltër dhe të zhvillojnë një dasmë si në përralla.

Emily Breden e ka bërë realitet këtë ëndërr në plot kuptim e fjalës!

E veshur si Hirushja me një princ fiks si në përrallën që të gjithë kemi parë dhe dëgjuar në fëmijëri, ajo u martua me Jack në një dasmë me 64 të ftuar në Australi. Rregulli i kësaj dasme ishte shumë i thjeshtë; të gjithë të ftuarit duhet të visheshin si karaktere të Disney-t.

Emily e kishte pasur ëndërr që në fëmijëri që të martohej me një Princ, të kishte një histori dashurie si në përrallë, edhe pse fillimisht bashkëshorti i saj nuk ishte fort i bindur.

“U ndjeva vërtetë si një Hirushe dhe Jack padiskutim është Princi im sharmant. E kam parë të qajë vetëm kur u bëmë me fëmijë por kur më pa duke shkuar drejt altar e pashë me lot në sy. Ishte një magji e vërtetë.”,- rrefeu ajo./Blitz.al/

Share