Blitz

 Breaking News

Cili është viti më i keq në histori? Shkencëtarët përcaktojnë përgjigjen

Cili është viti më i keq në histori? Shkencëtarët përcaktojnë përgjigjen
November 24
09:13 2018

Një grup shkencëtarësh kanë përcaktuar vitin më të keq të historisë, pasi studiuan një copë akulli nga një akullnajë në Zvicër  nëpërmjet teknologjisë lazer.

Historianët dhe arkeologët përcaktuan vitin 536 si fillimin e një sërë eventesh të tmerrshme për njerëzimin.

Një shpërthim vullkanik në Islandë shpërndau copëza të përbërjeve kimike në hemisferën veriore.

“Temperaturat u ulën duke rezultuar në një ndryshim të papritur të klimës që i detyroi njerëzit të bënin ndryshime të mëdha në mënyrën e të ushqyerit. Kishe një impakt masiv për gjithë shekullin e gjashtë, që vijoi edhe më pas.”- u shpreh studiuesi Mçormick.

Pasojat ishin ndryshimet e rrethanave që përfshinin urinë, temperaturat e ftohta dhe mënyrën e jetesës.

/Blitz.al/

Share