Blitz

 Breaking News

Bukur dhe lirë, 9 herët kur VIP-at shqiptarë u veshën me më pak se 100 euro

Bukur dhe lirë, 9 herët kur VIP-at shqiptarë u veshën me më pak se 100 euro
November 23
21:05 2018

Jemi mësuar gjithnjë të shohim të famshmit të veshur me rroba të shtrenjta të brand-eve të njohura. Por jo gjithnjë është kështu, pasi edhe një gjë e lirë mund të jetë shumë e këndshme dhe e bukur për t’u veshur. Këtë e dëshmojnë dhe shumë të njohur që kanë një stil të pakrahasueshëm, pa shpenzuar shumë. Ndërkohë lirë, e shohim dhe tek personazhet që kanë pre e stereotipeve që vishen vetëm me firma luksoze.Dhe me lirë nënkuptojnë nën 100$, pasi një veshje e kompletuar nga koka te këmbët shkon aq për shumë prej nesh në përditshmëri. KPrandaj, sipas faqes në Instagram, @whattheywearing, këto janë 9 herët kur përtej shifrave 10000$, VIP-at tanë u veshën shumë lirë.

Lori Hoxha 

Lorin në fakt e kemi parë shpesh të veshur me rroba të firmave si Zara apo Meshki, të cilat mund t’i përballojnë shumica e njerëzve nga ana financiare. Kështu, ajo ka zgjedhur për të dalë në mbrëmje një fustan të Zarës vetëm 49.95 euro, ndërkohë që në përditshmëri me një kostum i Meshki që shkon në total 66 euro, ajo duket shumë mirë.

Sara Hoxha
Njësoj si e motra, edhe Sara ka zgjedhur që të vishet lirë e bukur. Këtë zgjedhje madje e ka bërë për kopertinën e një reviste, thjesht me një “Jumpsuit” të Zarës që kushton 49.95 euro. Kush tha që të dukesh mrekullueshëm kushton?

Dafina Zeqiri
Jo vetëm në përditshmëri, por edhe në klipe. “Kalon” u pëlqye shumë nga publiku, dhe Dafina ishte e veshur thjesht me një bodysuit të Fenty që kushton 70 euro.

Nora Istrefi
Ka dhe një zgjidhje të lirë për ditët kur dëshiron të vishesh me një kostum serioz. Nora Istrefi, sërish tek Zara, ka përzgjedhur një kostum me lëkurë gjarpri që kushton i gjithi rreth 100 euro.

Ledri Vula
Kush tha që vetëm vajzat bëjnë zgjedhje të zgjuara të lira? Edhe Ledri në ditët e tij të verës, zgjodhi një këmishë me lule të Asos vetëm 37 euro. P.s Mos të harrojmë që në këtë foto e shoqëruar me buzëqeshjen 1 milion dollarëshe, çmimi rritet shumë.

Luana Vjollca
“PrettyLittleThing” dhe “Meshki” i gjen dhe në garderobën e Luanës. Qoftë për të përditshme, emision apo event, ajo ka zgjedhur veshjet e mëposhtme:
Një jumpsuit vetëm 29 euro
Një fustan 45 euro
Apo një kostum sportiv 84 euro.

Pra, herën tjetër kur të mendoni se stili blihet vetëm me çmime të larta, kujtohuni se e keni gabim. Kombinimet e arta mund të bëhen dhe me shumë pak. /Blitz.al/

Share