28-vjeçarja nga Maqedonia shndërrohet në protagonisten e filmit horror, “The Nun”
September 29
15:42
2018
Nëse jeni një adhurues i filmave horror atëherë me siguri nuk e keni humbur filmin që po shfaqet aktualisht në të gjitha kinematë në botë. Jemi duke folur për “The Nun” i konsideruar një nga më të frikshmit të kësaj kategorie.
Një vajzë 28 -vjeçare nga Maqedonia, Andrijana Stankovska është frymëzuar kaq shumë nga ky film sa ka “sjellë në jetë” përmes make up-it figurën e personazhit të frikshëm të “The Nun”.
Videoja e ilustrimit të grimit hap pas hapi tregon gjithë procesin e deri në fund personazhi duket aq identik sa që është shumë e frikshme të shohësh sesi duket live “The Nun”./Blitz.al/