Blitz

 Breaking News

Takim kohësh në 75 vjetorin e Çlirimit

Takim kohësh në 75 vjetorin e Çlirimit
November 25
11:45 2019

“Takim kohësh në 75 vjetorin e Çlirimit”-Ky është qëllimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, i cili mbrëmjen e 29 nëntorit, në kuadër të 75 vjetorit të Çlirimit, propozon një ngjarje të rëndësishme muzikore: “Rrok’e Agimin”; një gërshetim i orkestrës simfonike me bandën elektrike, një takim vokalesh lirikë e të muzikës pop.

Parku Olimpik pranë  Kompleksit Dinamo, është mjedisi që do të shndërrohet në skenë teknologjike, për të mirëpritur artistët dhe interpretuesit. Koncerti është ndërtuar me këngë partizane, me përpunime dhe risjellje të këtyre këngëve prej autorëve të rëndësishëm që pasqyrojnë epopenë e Luftës Çlirimtare. Programi përmban krijimtari të kompozitorëve të luftës e pasluftës, të cilët i kënduan lirisë dhe rindërtimit të vendit, të rrënuar nga Lufta e II-të Botërore.

Kolonat zanore të disa filmave me tematikë nga rezistenca e popullit kundër pushtuesve nazifashistë, janë gjithashtu pjesë e repertorit të kësaj mbrëmjeje të veçantë, ku bashkohet krijimtaria e Çesk Zadesë, Kujtim Laros, Aleksandër Lalos, Feim Ibrahimit, Limos Dizdarit, etj, me frymën e orkestracioneve bashkekohore të emrave si Alfred Kaçinari e Gerti Druga, si edhe interpretimit të emrave të rinj, si Gjergj Kaçinari apo Kamela Islamaj. Ky 75 vjetor i Çlirimit përkon edhe me 100 vejtorin e lindjes së Kostandin Trakos.

Share