Blitz

 Breaking News

Grabitet galeria e artit me vlerën marramendëse!

Grabitet galeria e artit me vlerën marramendëse!
January 30
20:05 2020

Skuplturat dhe pikturat e artistit Salvador Dali me vlerë rreth 500 mijë euro u vodhën nga një galeri arti në Srckholm, Suedi.

Grabitësit thyen dritaret e galerisë Couleur dhe boshatisën të gjithë sallën ku ishin vendosur veprat e artit.

Policia po vijon hetimet dhe po sheh kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e vjedhjes të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.

Por veprat e Dali kanë rënë pre e grabitjeve edhe më parë.

Në 30 tetor të 2019, një person grabiti një skuplturë me vlerë 20 mijë euro në një galeri në San Francisco.

Madje e gjithë ngjarja ndodhi brenda 30 sekondash në mes të ditës.

Pavarësisht se autori u kap në kamerat e sigurisë ai ia doli që të largohej nga vendgjarja dhe ndodhet ende në arrati

Share