Batman vs Superman VS Captain America vs Iron Man
I keni parë dy filmat më të rinj të “Marvel” – “Captain America: Civil War” dhe “Batman VS Superman: Dawn of Justice”?
Të dy produksionet karakterizohen nga efekte mahnitëse, beteja që të lënë mbresa, por ajo që bën më shumë përshtypje te të dy filmat është përmbajtja e njëjtë.
Ishte thjesht çështje kohe që superheronjtë e famshëm të viheshin kundër njëri-tjetrit dhe, si për ironi të fatit, ata që supozoheshin të ishin më shumë miq me njëri-tjetrin tanimë janë armiq.
Por nga ana tjetër, “Dawn of Justice” dhe “Civil War” kanë disa ndryshime të dukshme me njëri-tjetrin.
Së pari, është arsyeja e konfliktit mes superheronjve. Në filmin e parë, Batman dhe Superman e urrejnë njëri-tjetrin për një arsye paksa absurde: mamatë e tyre e kanë emrin të njëjtë, ç’ka i çon në zënkë e më pas në përleshje. Kurse te “Civil War”, Iron Man dhe Captain America synojnë të ngacmojnë “të këqijtë” në mënyrë që t’i sulmojnë.
Nëse skenat e “Dawn of Justice” konsistojnë pothuajse vetëm në përleshjen e dy heronjve dhe jepet “bardhë e zi”, “Civil War” jep edhe nuancat e marrëdhënieve mes njerëzve dhe “supernjerëzve”.
Pavarësisht kësaj, të dy filmat janë në Top 10 për shumat e mbledhura dhe po korrin një sukses të paparë krahasuar me filmat e mëparshëm të “Marvel”.