Blitz

 Breaking News

Horoskopi juaj për muajin Tetor!

Horoskopi juaj për muajin Tetor!
September 30
12:36 2018

Dashi

Këtë muaj do të përmbushni nevojën tuaj për të qenë i pavarur dhe i ndërgjegjshëm për veten dhe marrëdhëniet tuaja. Do të ketë biseda, debate, udhëzime. Në punë gjithçka do të shkojë mirë. Kini kujdes me tendencën për ta tepruar me ushqimin dhe pijen.

Në fund të muajit një marrëdhënie do të marrë kthesë romantike. Pas 15 tetorit, do të doni t’i përjetoni gjërat intensivisht dhe t’i kuptoni ato. Pas datës 22, mund të ndodhë një “vdekje” dhe më pas ringjallje në aspektin personal.

Demi

Aftësia juaj për të qenë i aftë dhe produktiv do të testohet në punën tuaj. Me shumë mundësi, ngarkesa që keni në punë është dyfishuar. Shqyrtoni mundësitë për avancim në karrierë. Shëndeti do të jetë për mrekulli.

Qëllimet kreative dhe romantike do të jenë në rrugë të mbarë, por afër fundit të muajit do të jeni më shumë të fokusuar te bashkëpunimi me kolegët dhe drejtuesit tuaj. Pas datës 13, është koha perfekte për të nisur një projekt të ri lidhur me karrierën tuaj. Data 15 tetor sjell intensitet në jetën tuaj dhe shumë keqkuptime. Ndërsa pas 24 tetorit, do të angazhoheni me anën spirituale të jetë suaj, dhe me 25 do të zbulohet diçka e rëndësishme për jetën tuaj personale.

Binjakët

Këtë muaj do të jeni në humor vetëm për të bërë qejf. Keni pak vështirësi me menaxhimin e kohës punë-jetë personale. Por në tetor do të jeni të zënë me arredimin e shtëpisë ose organizimin e festave të ndryshme. Më 13 tetor është koha të nisni projekte të reja kreative, ndërsa me 15 do të fokusoheni të puna mendore dhe detajet.

Mund të nisni një regjim të ri ushqimor. Pas datës 24 do të ketë një tendencë të tërhiqeni nga gjërat spirituale dhe të fshehtat e universit.

Gaforrja

Qendra juaj strategjike do të jetë shtëpia juaj. Do të këni vizitorë të shumtë, biseda nostalgjike, debate konstruktive, rinovime dhe zgjerime.

Kini kujdes me ushqimin dhe pijet, ndërsa pas 13 fokusoheni tek projektet që ndihmojnë ne jetën tuaj familjare.

Në gjysmën e dytë të muajit, do t’i kushtoni më shumë rëndësi mendimeve tuaja dhe gjërave që dëshironi.

Luani

Universi po të kërkon të gjesh çelësin brenda vetes për t’u shprehur në mënyrë kreative dhe për të vlerësuar të tjerët në jetën e përditshme. Planet për të ardhmen do të jenë të mëdha.

Shumicën e kohës tuaj do ta marri identifikimi i vlerave vetjake, tërheqja nga e bukura dhe… shopping. Pas 15 tetorit, fokusi rikthehet tek familja ndërkohë që pas datës 24 do të duhet t’i shikoni marrëdhëniet tuaja në mënyrë më realiste. Me 27 tetor mund të keni disa probleme në punë.

Virgjëresha

Do të përdorni aftësitë tuaja të lindura për të analizuar financat, për të fituar më shumë para dhe për të përcaktuar vlerën tuaj. Kujdesuni që të lini disa para mënjanë për shpenzime të papritura.

Pas datës 24, do ju duhet të ndërgjegjësoheni për shëndetin tuaj fizik apo për keqkuptimet që do të lindin me kolegët. Fundi i muajit është koha për të bërë pushim nga të gjithë aktivitetet që ju marrin aq shumë kohë.

Peshorja

Jeni në qendër të vëmendjes sepse keni shumë për të komunikuar. Shumë mundësi dhe fat janë ato çka ju presin në Tetor. Do të keni një shtysë më shumë për të vazhduar projektet tuaja. Në gjysmën e dytë të muajit, do ju duhet të bëni një rivlerësim të vlerës tuaj financiare dhe personale.

Ndërsa aspekti romantic do të zhvillohet pas datës 24 tetor. Deri në fund të muajit, do të këni përmirësuar edhe pamjen tuaj të jashtme, ose ta keni ndryshuar plotësisht atë.

Akrepi

Do të ndiheni në tension pothuajse të gjithë muajin. Merruni me një aktivitet fizik ose meditim që të ndiheni më mirë.

Por do të keni një ëngjëll mbrojtës pranë deri në tetorin e vitit të ardhshëm. Ky është një muaj i mirë për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet, për të marrë pjesë në aktivitete në grup apo për të kaluar më shumë kohë më miqtë. Më 15 tetor, do të ndani me të tjerët diçka që keni pasur ndërmend të gjithë muajin që shkoi.

Pas datës 24 mund të lindin disa probleme në familje, por pas datës 27 mund të zbuloni një dashuri të re që këtë herë do të shkojë mirë!

Shigjetari

Muaji perfekt për të marrë një pozicion drejtues. Më 13 tetor është koha e duhur për të nisur një projekt apo për të bërë shoqëri të re.

Pjesa e dytë e muajit do të jetë e fokusuar tek ana shpirtërore e jetës suaj, ndërkohë që fundi i muajit mund të shfaqë disa probleme me jetën e përditshme ose shëndetin.

Bricjapi

Për ty si shenja më e organizuar këtë muaj, projektet e tua do të marrin shumë vëmendje publike. Figura të rëndësishme mund t’ju japin çmime tepër të mëdha, prandaj bëni më të mirën tuaj.

Romanca do të jetë e pranishme vetëm pas datës 27.

Ujori

Fuqitë yjore janë të përqëndruara tek edukimi dhe idetë filozofike. Ndoshta do të nisni një kurs të ri, të udhëtoni apo të njihni njerëz nga kultura të ndryshme për të zgjeruar horizontin.

Ekziston një mundëri e madhe që një i huaj të jetë targeti juaj romantik për këtë muaj. Njëkohësisht kujdesuni dhe për imazhin tuaj publik pasi do të ndikojë në karrierë.Probleme familjare mund të lindin tre ditët e fundit të muajit.

Peshqit

Qëllimi juaj do të jetë t’i japi ekzistencës njerëzore një kuptim. Do të dilni nga gjumi juaj letargjik dhe do të keni shumë energji për t’i shpenzuar në të gjitha fushat e jetës. Do të kërkoni me ngulm shumë përgjigje.

Marrëdheniet në punë, por edhe ato romantike do të shkojnë për bukuri. Gjithsesi, në fund të muajit do të jeni në kërkim të një ndryshimi në jetën tuaj.

/Blitz.al/

Share