Blitz

 Breaking News

E frikshme, kjo profeci kishte parashikuar djegien e Notre Dame në Paris!

E frikshme, kjo profeci kishte parashikuar djegien e Notre Dame në Paris!
April 16
17:51 2019

Profecitë e Nostradamusit mendohet të kenë parashikuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme ndër vite si Zjarri i Madh në Londër në 1666, vdekja e Henry II dhe lëvizjet e Adolf Hitler.

Dhe ditën e sotme, pas tragjedisë që ndodhi në katedralen Notre Dame në Paris, kanë filluar të bëhen disa spekulime që kjo ngjarje ishte parashikuar nga Nostradamus.

Për ju që nuk e dini, Nostradamusi është një astrolog dhe fizikant francez i shekullit të 16-të, i cili ka shkruar një libër me 100 kapituj, që përmban disa nga parashikimet e tij për ngjarjet e së ardhmes.

“Koka e Aries, Jupiter dhe Saturn,
Zot i Përjetshëm, çfarë ndryshimesh priten?
Pas një shekulli të gjatë, djalli do të rikthehet
Francë dhe Itali, çfarë emocionesh do përjetoni?” – është fragmenti që lidhet me ngjarjen e djeshme. Emocion ishte dhe fjala kryesore që Emmanuel Macron përdori në postimin në Twitter.

Astrologët kanë shpjeguar se vendosja e planetëve dhe shenjave të horoskopit në hartën astrologjike të 15 prillit 2019 ishte e njëjtë me atë që ishte parashikuar, pikërisht në orën që ndodhi ngjarja.

Gjithashtu një fragment tjetër tregon qartazi ngjarjen:
“Një simbol i kristianizmit në Francë ose Spanjë do digjet në zjarr. Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë do të digjet për mëkatarët…”

Shumë persona i shpjegojnë deklaratat e Nostradamus si shumë të përgjithshme dhe përputhen me ngjarjet vetëm nga mënyra si njerëzit i interpretojnë. Por duke qenë se rastet kur ngjarjet kanë ndodhur në të vërtetë janë të shumta, na duhet të fillojmë të besojmë në fuqinë e fjalëve të Nostradamus.
/Blitz.al/

Share