Blitz

 Breaking News

A na duhen qimet pubike?

A na duhen qimet pubike?
March 19
23:06 2017

Shpesh herë njerëzit vendosin të heqin qimet në organe të ndryshme për t’u dukur më të pashëm, më tërheqës dhe sigurisht, më seksi.

Po qimet pubiket a na nevojiten?

Edhe për këtë e kemi një përgjigje!

Mjekët shpjegojnë se si çdo lloj qimeje në trupin tonë, edhe ato pubike rregullojnë temperaturën duke e mbajtur konstante gjatë gjithë kohës dhe duke e rregulluar në momente eksitimi.

Nga ana tjetër, qimet pubike ndalojnë baktere e viruse të ndryshme të hyjnë brenda në vaginë duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda.

E treta, por jo më pak e rëndësishmja, qimet pubike ndihmojnë në tërheqjen e partnerit.

Duke qenë se trupi ynë prodhon hormone, qimet ndihmojnë në mbajtjen e tyre në organin gjenital e duke tërhequr kështu edhe partnerin seksual. Është si një lloj thirrjeje: “Hej, këtu!”.

Gjithsesi, nëse nuk pëlqeni t’i mbani mund t’i hiqni pa asnjë problem sepse trupi ynë ka me dhjetëra mekanizma që kryejnë funksionet e lartpërmendura.

Share