Cilat janë gabimet më të mëdha që bëni në seks? Jua thotë gjinia tjetër
April 16
19:13
2019
Si fillim duhet të dini që nëse marrëdhëniet tuaja seksuale janë të shëndetshme dhe të kënaqshme, po e bëni siç duhet. Por gjithnjë ka vend për përmirësime dhe sipas një sondazhi me 2000 djem dhe vajza, ka disa gabime që shumë prej nesh i bëjnë. Dhe pse nuk janë të gabuara, janë zakonisht gjëra që e mërzisin partnerin sepse vetë rezultatet e sondazhit janë marrë në bazë të përgjigjeve të pjesëmarrësve për gjininë e kundërt.
Gabimet më të mëdha të vajzave, sipas djemve
- Nuk ndërmarrin asnjëherë hapin e parë në kryerjen e marrëdhënieve
- Duan gjithnjë seks në errësirë
- Orgazmat e trilluara
- Flasin shumë
- Nuk kërkojnë asnjëherë gjëra të reja
- Përmendin çfarë i bënte ishi në shtrat
- E stërmendojnë seksin
- Janë shumë të turpshme
- Besojnë se djemtë janë gjithnjë të gatshëm
- Shqetësohen shumë për mënyrën si duken
Gabimet më të ëmdha të djemve, sipas vajzave
- Nuk bëjnë “foreplay”
- Kalojnë në orgazmë të parët
- Janë të ngathët
- Flasin pisët në mënyrë ofenduese
- Mungesa e komunikimit/intimitetit pas seksit
- I zë gjumi menjëherë pasi mbarojnë
- Komentojnë format e trupit të vajzave
- Mendojnë se e dinë se çfarë e duan vajzat
- I rrinë besnikë planit të tyre duke injoruar gjuhën e saj të trupit
- E gjitha fizike pa lidhje emocionale
/Blitz.al/