Blitz

 Breaking News

Zbulohet një rast tjetër ngacmimi ndaj grave, i përfshirë kryebashkiaku i Kamzës

Zbulohet një rast tjetër ngacmimi ndaj grave, i përfshirë kryebashkiaku i Kamzës
October 02
13:50 2018

Paneli i analistëve në “Open” mbrëmjen e djeshme, komentuan gjatë ngjarjen e Xhisiela Malokut. Por një detaj që na humbi në rrjedhën e ngjarjes është rasti i përmendur nga Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e Aleancës gjinore për zhvillim. Duke shpjeguar se si funksionojnë institucionet e mbrojtjes dhe ku duhet të drejtohet gratë e dhunuara ajo përmendi se si kishin ndihmuar vajzën që ngacmohej nga kryebashiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.

“Ne kemi ndihmuar Ndriçimen që ngacmohej nga Xhelal Mziu. Ajo ka shkuar ka kërkuar ndihmë dhe sot jeton jashtë shtetit. Jeton në Bruksel. I kemi bërë asaj letrat e duhura që ajo të shkonte dhe të mbrohej në Bruksel, sepse nuk e mbronte njeri këtu.”- tha ajo.

Ky është një tjetër rast ngacmimi seksual ku përfshihet një personazh i politikës. /Blitz.al/

 

Share