Blitz

 Breaking News

Ultimatumi për regjistrimin e portaleve, OSBE: “Mund të ketë efekt shumë negativ për…”

Ultimatumi për regjistrimin e portaleve, OSBE: “Mund të ketë efekt shumë negativ për…”
October 18
17:27 2018

Vetëm përpara disa ditësh kryeministri Rama vendosi një ultimatum për regjistrimin e portaleve online. Në të kundërt, do të ndodhte mbyllja e tyre. Por ky vendim ka shkaktuar shqetësim për OSBE. Përfaqësuesi për lirinë e medias, Harlem Desir ju drejtua me një letër kryeministrit Rama. Ai u shpreh se kjo nisëm mund të ketë efekt negativ në lirinë e medias.

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online.

Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti.- u shpreh Desir.

Ai gjithashtu kërkoi sqarime për bazën ligjore të kësaj kërkese dhe i ofroi dhe asistencën e tij ligjore. /Blitz.al/

Share