Tronditet Durrësi: Gjenden dy të vrarë në tregun e makinave

April 27
16:34
2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.
Dy persona janë gjetur të vrarë brenda një makine afër tregut të makinave pas disa të shtënave me armë zjarri.
Nuk dihen ende rrethanat e e shkaqet e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.
Vrasja e dyfishtë vjen menjëherë pas ngjarjes së ndodhur vetëm pak orë më parë në Lezhë ku policia gjeti 2 persona të pajetë afër fshatit Lalm i vjetër.
Nga hetimet e policisë, personat e vdekur dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të përdorimit të armës së zjarrit.