Shkrimtari Ismail Kadare shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës
May 21
14:46
2016
Ismail Kadare është nderuar me çmimin “Qytetar Nderi” i Pejës dhe laureat i Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”. Pas vlerësimit me këto çmime, ai është shprehur se ndihet i nderuar dhe falënderues.
Në takimin e zhvilluar morrën pjesë poetë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë. Të pranishëm ishin edhe ministri i Kulturës në Kosovë, Kujtim Shala, kryetari i Bashkisë së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Burimi: Klan Kosova