Blitz

 Breaking News

Monika Kryemadhi lëshon bombën: Punonjësit e Tatimeve po pushohen nga puna me listë partie

Monika Kryemadhi lëshon bombën: Punonjësit e Tatimeve po pushohen nga puna me listë partie
April 25
14:31 2020

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë ekskluzive për Ora News ka denoncuar faktin se gjysma e punonjësve të Tatimeve po pushohen nga puna me listë partie.

Kryemadhi: A e dini ju që rreth gjysma e punonjësve të tatimeve po pushohen nga puna dhe po pushohen me lista partiake.  Kush është i përfshirë në grupet e PS në zona të  caktuara duhet të shkojë të regjistrojë emrat në mënyrë që të mos hiqet nga puna?! A merret njëri me këtë gjë? Nuk merret njeri. Tenderat sekret janë një pjesë e vogël e gjithë opskurantizmit vjedhës të kësaj qeveria. Po koncesionet, po mungesa e gjerave të tjera? Janë kaq shumë gjëra saqë janë pafundësisht dhe bëjnë të padurueshme këtë situatë. 

Sipas Kryemadhit zgjatja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore është një absurditet. Masat e qeverisë tha ajo nuk kanë funksionuar, pasi sot kishim numrin më të lartë të të prekurve.

Kryemadhi: Zgjatja e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor është një absurditet. A ndenjtëm ne 4 javë në karantinë. Duhet të ishte shuar covidi. Sot kemi ditën më të lartë të të shënuarve me covid. Që do të thotë që masat e qeverisë janë jashtëzakonisht të këqija. Po pse me orar është virusi në rrugë? Pse virusi të shtunë të dielë del rrugëve dhe nuk del ditët e javës.  A e kuptoni absurditetin që ka këtu? Nuk merremi me absurditetin e një kryeministri që drejton shtetin dhe shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore me facebook dhe WhatsApp. Kjo është qesharake. 

Share