Blitz

 Breaking News

Plas arma tek burgu i Peqinit, plagoset punonjësi 41-vjeçar

Plas arma tek burgu i Peqinit, plagoset punonjësi 41-vjeçar
April 28
21:18 2020

Një punonjës i burgut të Peqinit është plagosur me armë zjarri. Dosja.al ka mësuar se i plagosur ka mbetur 41-vjeçari, Idajet Paja, me detyrë instruktor I qenve në burg.

Të shtënat kanë ardhur nga jashtë mureve të burgut drejt ambienteve të burgut. Ndërkohë që nuk dihet nëse Paja ka qënë objektiv i sulmit apo është kapur nga ndonjë plumb qorr. Gjithashtu nuk dihet nëse ai ka qënë në krye të detyrës në kohën kur është qëlluar me armë zjarri.

Pas plagosjes, Paja ka marrë mjekimin e parë në spitalin e burgut, kjo për shkak se plagosja e tij ka qënë e lehtë dhe aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pak minuta pas plagosjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për plagosjen dhe ka gjetur edhe armën me të cilët ka qëlluar i dyshuari. Mirëpo grupi hetimor nuk ka mundur që të gjejë gëzhojën e nxjerrë nga arma.

Share