Blitz

 Breaking News

Një avokate mjedisi zgjidhet Presidente në Sllovaki, ja cila është Zuzana Caputova

Një avokate mjedisi zgjidhet Presidente në Sllovaki, ja cila është Zuzana Caputova
March 31
17:47 2019

Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki janë fituar nga Zuzana Caputova, duke e bërë avokaten e mjedisit presidenten e parë grua të vendit me 5.4 milionë banorë.

Pas numërimit të 98.1% të votave, zonja Caputova doli fituese me 58.3%, ndërsa kundërshtari i saj, komisioneri europian Maros Sefcovic, mori 41.7% të votave. Avokatia është një mbrojtëse e të drejtave të homoseksualëve dhe kundërshton ndalimin e abortit në Sllovaki. Ajo fitoi 40% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, para dy javësh. Fitorja e zonjës Caputova, shihet si një shenjë refuzimi për klasën tradicionale në këtë vend, sidomos pas vrasjes së një gazetari hulumtues që ndodhi vitin e kaluar për shkak se po hetonte korrupsionin në nivelin e lartë.

Posti i presidentit në Sllovaki është në parim ceremonial, por kryetarja e shtetit emëron kryeministrin dhe mund t’i verë veto emërimeve të prokurorëve dhe gjykatësve. /Blitz.al/

Burimi:Balkanweb

Share