Blitz

 Breaking News

Na vjen keq, por nëse je nën 18 vjeç nuk do të lejohesh më në klubet e natës

Na vjen keq, por nëse je nën 18 vjeç nuk do të lejohesh më në klubet e natës
October 31
18:17 2018

Kryeministri Rama ka lajmëruar një sërë masash që do të ndërmerren shumë shpejt për aspekte të ndryshme të jetës. Disa prej tyre kanë qenë ato të mbylljes së pikave të basteve apo ndalimi i pijeve energjike nën moshën e lejuar. Por duket se nuk ndalet me aq.
Ditën e sotme, pas mbledhjes së qeverisë, ai njoftoi nga qyteti i Kukësit se së shpejti adoleshentët nuk do të lejohen më në klubet e natës. Ky është një tjetër vendim që do të miratohet në kuadër të ndalimit të konsumimit të pijeve alkoolike.
“Mbyllja e rrjetit të pikave të basteve në qytete është njëra anë, por ana tjetër është mbrojtja e adoleshentëve nga alkooli. Duhet një masë drastike në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i personave që janë nën 18 vjeç në lokalet e natës. Hyrja e tyre do të mundësohet vetëm kur janë të shoqëruar me prindër apo mësues, në rast të kundërt nuk do të ketë asnjë tolerim. Kjo nismë do të arrihet deri në mbylljen e lokaleve deri në një periudhë 1-vjeçare, duke u bërë të pamundur dhe dhënien me qira të ambienteve, për ata që nuk i zbatojnë rregullat.”- është shprehur Rama.
Me masa kaq të rrepta, mendojmë se nuk do të ketë më tolerime nga drejtuesit e këtyre lokaleve, e njëkohësisht fëmijët do t’i drejtohen më shumë aktiviteteve që i takojnë sesa frekuentimit të lokaleve të natës. /Blitz.al/

Share