Blitz

 Breaking News

Maratona e Tiranës, fituesit dhe disa nga personazhet VIP që morën pjesë

Maratona e Tiranës, fituesit dhe disa nga personazhet VIP që morën pjesë
October 07
12:00 2018

Ishte hera e tretë që zhvillohej Maratona e Tiranës. Edhe këtë herë ajo përfundoi me sukses. Ishte e ndarë në tre kategori: “We too” për personat me aftësi ndryshe, Gjysmëmaratona dhe “Tirana 10K”.

Gara ka përfunduar dhe fituesit janë shpallur.

Për 21 km, fituesja femër është Luiza Gega që e realizoi për 1 orë e 14 minuta. Ajo pasohet nga dy garuese nga Kenia me një diferencë prej 38 sekondash dhe 100 sekondash.

Ndërsa për meshkujt, tre vendet e para u fituan nga garuesit nga Kenia me në krye Abel Kibet Rop që e realizoi për 1 orë e 5 minuta.

Ndërkohë nga garuesit me aftësi ndryshe, fituesi është garuesi Bledar Suxha.

Nga Maratona janë ndarë shumë foto, dhe disa prej tyre dhe nga personazhet e njohur shqiptar si Aulona Musta, Landi Hysi apo Xhesika Trola./Blitz.al/

View this post on Instagram

Kur vendosa te marr pjese kete vit ne @tiranamarathon thashe me vete, do ta provoj, do shkoj per qejf, do bej 2 max 3 km dhe kur te lodhem do ta le ne mes. Kjo per faktin qe vrapin nuk e kam patur asnjehere qejf dhe pak e kam praktikuar. Edhe stervitjen nje mujore per maratonen, nuk e bera intensive, thjesht 2 here vrap ne jave, sepse, duke qene se po punoj per te ndertuar mase muskulare e kisha te veshtire t’i beja te dyja bashke. Do kisha vene bast qe 10 km, nuk do t’i beja dot. Por ja qe arrita te sfidoj dhe mbi te gjitha surprizoj jo vetem veten, por edhe burrin🤣🤣🤣, sepse jo vetem i bera 10 km, por arrita ti bej per 1 ore e 8 minuta, kohe qe, mesa me thane eshte shume e mire😃😃😃 Dhe kjo me gezoi pa mase! Konkluzioni: @tiranamarathon ishte nje eksperience fantastike, qe do ta ribej vitin qe vjen edhe me seriozisht. Dhe mbi te gjitha rikonfirmova per te disaten here qe nuk ka si sporti! Lum kush ja di vleren dhe kush merr gjithe te mirat qe sporti te dhuron! Faleminderit per fotot: @flor_abazi

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Share