Blitz

 Breaking News

“Zero shanse që të ndalet, por…”-Erion Veliaj përgjigjet për projektin e Unazës së Re

“Zero shanse që të ndalet, por…”-Erion Veliaj përgjigjet për projektin e Unazës së Re
November 13
17:14 2018

Protesat e banorëve të Astirit vazhdojnë dhe situata është tensionuar. Sot u drejtuan në dyert e Bashkisë së Tiranës për të gjetur në zgjidhje. Për këtë, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë një përgjigje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai është shprehur se shumica e qytetarëve dëshirojnë që Unaza të bëhet pasi do të lehtësojë trafikun. Madje ai siguroi që do të ketë shpërblim 3 vite qira për banorët e prekur.

” Nuk ka shans. Nëse do pranojmë që nuk jemi më evropiane, që ne falimentuam si shtet, nuk bëhemi njerëz, troç muhabeti. Por nuk ka shans. Shanset janë zero që kjo gjë të ndalet. Këtë betejë do ta fitojë civilizimi. Kemi ofruar si bashki e Tiranës 3 vite qira, për ata që s’kanë asnjë letër, ta themi troç, që kanë zaptuar tokën e dikujt tjetër, jo tokën e tyre. Erdhën në Tiranë dhe zaptuan tokën e dikujt, në gjurmën e unazës. Ka qenë 2 vite ne do e bëjmë 3…A nuk ishte e njëjta skemë, një film që ne e kemi parë? Ne e kemi parë këtë film. Unë e kuptoj, ndodhi ky film për herë të parë sot dhe s’po e dimë, por ne e kemi parë këtë film dhe ky film përfundon me fitoren e qytetit. Ky film përfundon me fitoren e njerëzve të mirë, të drejtë që s’kanë zaptuar, që paguajnë taksat, që duan rendin, që respektojnë uniformën, që dinë të thonë faleminderit, që nuk shqyejnë se nuk vijnë nga shpellat po respektojnë qytetin, kodi ynë i përbashkët, stofi që na lidh me njëri-tjetrin.”- u shpreh Veliaj.

Nuk e dimë nëse pas këtyre deklaratave, protesat do të ndalin apo banorët do të vazhdojnë të kërkojnë anulimin e planit të ndërtimit të Unazës së Re. /Blitz.al/

Share