Blitz

 Breaking News

Zëdhënësi i Cipras mesazh për kryeministrin Rama: Ulni tonet e retorikave!

Zëdhënësi i Cipras mesazh për kryeministrin Rama: Ulni tonet e retorikave!
October 29
19:01 2018

Pas deklaratave të zyrtarëve të lartë dhe përfaqësuesve të qeverive  si asaj shqiptare dhe asaj greke në lidhje me vrasjen e djeshme të Kostandinos Kaçifas nga forcat Renea duket se tonet janë nxehur. Ka qenë zëdhendësi i kryeministrit grek Tsipras i ftuar në një televizion të Athinës i cili ka bërë deklaratën e rradhës dhe ka kërkuar ulje të toneve nga ana shqiptare në lidhje me këtë çeshtje.

Dimitris Tzanakopoulos pranoi se autoritetet greke janë gjithë kohën në kontakt me palën shqiptare dhe është akoma shpejtë për të dalë në përfundime. Sipas Opinion.al, përfaqsuesi i qeverisë greke gjithsesi ka mbështetur mesazhin e dhënë nga Ministria E jashtme e Greqisë e cila e konsideron vrasjen e qytetarit grek të papranueshme.

Ai pati dhe një këshillë për qeverinë shqiptare. Edhe pse e konsideron “të ashpër” reagimin e shtetit të tij ai kërkon nga kryeministri Rama që të ulë tonin e retorikave pasi në këtë çeshtje është humbur jeta e një njeriu dhe nuk duhet trajtuar me agresion.

Kujtojmë që Edi Rama iu përgjigj pretendimit të palës greke të cilën e quajtën vrasjen “të papranueshme” me një mesazh në Twitter. Kryeministri tha se duhet falenderuar Zoti që nuk u vra asnjë polic i pafajshëm në shkëmbimin e zjarrit dhe se 35 vjeçari që humbi jetën nuk është gjë tjetër veçse “një i fandaksur nga marrëzia ekstremiste”. /Blitz.al/

Share