Blitz

 Breaking News

Zbulohet materiali më i fortë në botë

Zbulohet materiali më i fortë në botë
January 15
16:14 2017

Kanë kaluar 15 vjet që prej zbulimit të grafinit, një fije e hollë karboni, që mendohet se është materiali më i fortë në botë.

Edhe pse grafini është shumë herë më i fortë se hekuri, në përdorim nga arkitektët dhe ndërtuesit ka dyshime, sepse materialet e ndërtesave duhet të jetë 3 dimensionale siç merr formë hekuri. Ndërkohë që grafini qëndron dydimensional.

Por kjo situatë mund të ndryshojë me zbulimin e fundit të një grupi shkencëtarësh që  kanë marrë grafinin në formën e sfungjerit, me vetëm 5% të dendësisë së hekurit dhe 10 herë më të fortë.

Materiali i përgatitur, sipas shkencëtarëve, do të jetë perfekt për t’u përdorur edhe në arkitekturat dhe ndërtesat në të ardhmen.

“Mund ta përdorim këtë material si zëvendësues në një sërë veprash publike, si urat apo vepra të tjera”,- tha Zhao, pjesë e grupit të shkencëtarëve.

Grafini u zbulua në vitin 2002 nga Andrew Geim, profesor në Universitetin e Manchester-it, dhe që prej atëherë nuk është përdorur si duhet në botë, edhe pse cilësohet si materiali më i fortë i zbuluar ndonjëherë.  /Blitz.al/

Share