Blitz

 Breaking News

“Zaptuesit të largohen nga rruga, nuk ka dëmshpërblim për ta!” – Paralajmërimi i Edi Ramës për banorët e Unazës së Re

“Zaptuesit të largohen nga rruga, nuk ka dëmshpërblim për ta!” – Paralajmërimi i Edi Ramës për banorët e Unazës së Re
November 21
12:11 2018

Kryeministri Edi Rama është shprehur ditën e sotme në lidhje me situatën që është krijuar në zonën e “Astirit” dhe banorët të cilët prej disa ditësh protestojnë ndaj projektit të Unazës së Re.

Sipas “Balkanweb”, ai ka paralajmëruar veçanërisht banorët të cilët i kanë banesat të palegalizuara apo që kanë ndërtuar mbi pronë të përbashkët, që të hapin rrugën e bllokuar dhe të lejojnë vazhdimin e projektit.

“Të thonë që kemi fut letrat për legalizim nuk do të thotë që ata janë në rregull dhe do t’i marrin. Ata që kanë ndërtuar pa leje, kërkojnë dëmshpërblim 100% për çfarë? Me ç’të drejtë morale? Nga ku? Nga buxheti i shtetit? Që është kontributi i të gjithëve për shkolla, kopshte etj? Me këto para ne të dëmshpërblejmë zaptuesit që kanë ndërtuar shtëpi në zonë?”- pyeti Kryeministri dhe i bëri thirrje protestuesve të largohen nga rruga që kanë bllokuar në mënyrë që ti hapin rrugë zhvillimit të qytetit.

Gjithashtu Rama i këshilloi banorët të mos turpërojnë veten dhe familjen, të mos bëhen gazi i botës dhe mish për top për opozitën. /Blitz.al/

Share