Blitz

 Breaking News

Xhisiela Maloku rrëfehet në “Open”: Askush nuk më ka kërcënuar, denoncmin e kam bërë nga xhelozia

Xhisiela Maloku rrëfehet në “Open”: Askush nuk më ka kërcënuar, denoncmin e kam bërë nga xhelozia
October 01
20:38 2018

Viktima e dhunës së supozuar nga djali i deputetit socialist Rraja përballë Eni Vasilit në emisionin Open, ka akuzuar ish oficerin Emiliano Nuhu për dëshmi të rreme. Ajo ka pranuar se dhe vetë ka bërë të njejtën gjë përpara policisë për arsye xhelozie dhe se konflikti me Rexhep Rrajan kishte qenë thjeshtë verbal, sipas fjalëve të saj “nuk ka shkuar më shumë se një shpullë”. Xhisiela gjithashtu thotë se në komisariatin numër 3 në Tiranë ka vajtur për shkak se Rexhepi nuk kishte mbajtur fjalën që i kishte dhënë dhe se e kishe denoncuar për dhunë nga inati sepse ai kishte shkuar me pushime me një vajzë tjetër.

Ajo thotë se ekspertizën mjeko ligjore, e cila është bërë dhe publike, nuk e mban mend kush ja ka bërë dhe se shenjat që kanë dalë në këtë ekspertizë janë nga një aksident me makinë që ka bërë në Fier. Shenjat e cigares në trup i shpjegon duke thënë se ajo dhe Rexhepi kanë lënduar veten me cigare, kur ziheshin, pra se ai nuk ja ka fikur në trup siç thonë dokumentat në prokurori.  Si përfundim ajo thotë se nuk e justifikon Rexhepin për konfliktin që kanë pasur por e mohon kallëzimin e saj sepse nga xhelozia është bërë ky show i madh mediatik. Mohon çdo presion apo kërcënim që mund ti jetë bërë dhe e quan deputetin Rraja dhe të tjerët që janë përmendur nga opozita sit ë pafajshëm. Xhisiela është e gatshme të marrë përsipër çdo pasojë që vjen nga  dëshmia e rreme në polici sepse siç dihet ky është një krim që ndëshkohet.

Ndërkohë gazetaret që e morën në intervistë rrëfejnë se ajo ka gënjyer kur e pyetën kush e kishte shoqëruar në takim dhe se gjithashtu ka gënjyer kur mohon përfundimet e akuzave në dokument. Sipas tyre atë e ka tradhëtuar dhe gjuha e trupit dhe se në këtë intervistë ajo nuk ka thënë të vërtetën sepse ka frikë.

/Blitz.al/

Share