Vrasje në Tiranë, burri vret gruan me armë zjarri brenda në makinë
August 31
14:23
2017
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Xhamllëkut në Tiranë.
Dyshohet se burri me iniciale F.K. ka qëlluar gruan e tij me armë zjarri, teksa kjo e fundit ishte në makinën e saj.
Një dëshmitar tha për “Balkanweb” se e ka parë të gjithë ngjarjen dhe personin që qëlloi me armë.
Sipas tij, gruaja ishte në makinën e saj tip “Benz B Class”, ngjyrë gri, të parkuar në anë të rrugës, në momentin që autori ka qëlluar dy herë në drejtim të saj.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj vrasjeje.
vijon
(foto ilustruese)