Blitz

 Breaking News

Vrasja në zonën e ish-Bllokut, gjykata lë në “arrest shtëpie” pronarin e lokalit, Redi Popesku

Vrasja në zonën e ish-Bllokut, gjykata lë në “arrest shtëpie” pronarin e lokalit, Redi Popesku
October 23
12:04 2018

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka liruar Redi Popeskun, pronarin e lokalit ku ndodhi vrasja në ish-Bllok. Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” për të pasi supozohet që nuk ka dhënë dëshmi të vërtetë dhe me këtë ka penguar autoritetet të zbardhin ngjarjen.

Gjatë kontrolleve ai ka dorëzuar një armë gjahu me leje dhe është akuzuar se nuk ka dorëzuar armët e tjera, pasi në vendngjarje janë përdorur tri pistoleta.

Por këtë gjë e ka mohuar avokati i tij duke thënë se Policia nuk ka gjetur gjë gjatë kontrollit. Popesku akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /Blitz.al/

Share