Blitz

 Breaking News

Vrasja e trefishtë në Mat, pas deklaratës së bashkëshortes të autorit, flet i afërmi i tyre: “Kujtimi ka plagosur edhe vëllain 8 herë me thikë!”

Vrasja e trefishtë në Mat, pas deklaratës së bashkëshortes të autorit, flet i afërmi i tyre: “Kujtimi ka plagosur edhe vëllain 8 herë me thikë!”
October 16
09:45 2018

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në Mat tronditi opinionin [publik. Një person me emrin Kujtim Shehu vrau 3 punonjës të bashkisë pas një konflikti banal dhe më pas është arrestuar nga Policia.

Ditën e djeshme bashkëshortja e autorit ka fajësuar punonjësit dhe është shprehur se Kujtimi ka qenë një person i qetë dhe e ka kryer vrasjen për vetmbrojtje.

Një i afërm i autorit dhe dy prej të përfshirëve në këtë histori ka rrëfyer ekskluzivisht për Blitz.al se Kujtimi ka qenë një person problematik dhe i njohur në të gjithë Matin. Ai ka thënë versionin e tij të ngjarjes, në kundërshtim me atë të bashkëshortes së autorit.

“Përshëndetje Blitz.al, po ju shkruaj në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur pak ditë më parë në Mat. Për sa i përket intervistës së gruas së tij Vjollcës , turp të ketë që mohon se burri i saj nuk është person problematik dhe siç thotë populli ( po mundohet të mbuloj Diellin me Shoshë ).  Çdo gjë që  ka thënë janë gënjeshtra, të gjithë e dinë se Kujtimi ka qenë njeri problematik dhe me të afërmit e tij. Me nipërit e tij ka hapur sherr në mes të dasmës dhe janë plagosur persona në dasmë, po ashtu jo më pak se një muaj ka që ka dalë nga burgu se ka therur 8 herë me thikë vëllain e tij, dhe ai i fundit ka qenë në rrezik për jetën vetem Zoti ka bërë mrekulli dhe ka shpëtuar. Kështu që  gjithë Mati e di historinë e tij të hidhur, unë që po ju flas jam nga rrethinat e Matit dhe jam i afërm i të dyja anëve dmth e njoh Kujtimin nëpërmjet nipërve të tij pasi kam qenë prezent në dasëm kur ka hapur sherr dhe ka plagosur njerëz. Njëkohësisht jam kushëriri i të ndjerit Mentor Hozha dhe po ashtu i të plagosurit Astrit Hani.

Këto lajme që po ju shkruaj janë të vërtetat e hidhura që çdo kush  i di në Mat. Mund të investigoni në Gjykaten e Matit gjithçka kam thënë është më se e vërtet. Madje nuk po përmend këtu dhe ngatërresat me banorët e fshatit që fatmirësisht kanë kaluar pa të plagosur”.- është shprehur ai duke treguar një tjetër Kujtim me atë ç’ka na prezantoi bashkëshortja e tij./Blitz.al/

 

 

Share