Blitz

 Breaking News

Vrasja e trefishtë në Mat, flet gruaja e autorit: ” Dy duar për një kokë janë! Ata e kanë ngacmuar dhe ai ka reaguar…”

Vrasja e trefishtë në Mat, flet gruaja e autorit: ” Dy duar për një kokë janë! Ata e kanë ngacmuar dhe ai ka reaguar…”
October 15
15:09 2018

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ndodhi në Mat, ku 3 persona mbeten të vrarë dhe një tjetër u plagos. Autori i vrasjes Kujtim Koxha është i arrestuar dhe pret vendimin që do merret nga gjykata për masën kundër tij, ndërkohë ajo që dihet deri tani është se ngjarja ka ndodhur për motive banale.

E kontaktuar nga “Panorama” ka qenë gruaja e tij, Vjollca Koxha, e cila thotë se do ta mbështesë bashkëshortin pavarësisht krimit të rëndë. Sipas saj Kujtimi nuk ka qenë një person problematik apo i dhunshëm në fshat ndryshe nga sa thonë banorët përreth. “Nuk ka pasur me askënd probleme këtu dhe më shumë se unë, s’e njeh njeri, se kam kaluar me të 30 vite martesë. Ne kemi gjithë këto vite me njëri tjetrin dhe s’më ka dhunuar asnjëherë. – është shprehur Vjollca ndërkohë që mohon gjithashtu se ai pinte alkool, të paktën në shtëpi.

Ndërkohë përsa i përket ngjarjes ajo thotë se nuk kishte qenë e pranishme dhe nuk e di ende se çfarë ka ndodhur. “Më lajmëruan banorët e fshatit. Ata më thanë se çfarë kishte bërë Kujtimi. Unë po vilja misra në arë, disi larg shtëpisë dhe nuk e dija fare se çfarë po ndodhte. Askush nuk ka qenë në shtëpi kur Kujtimi ka shkuar dhe ka marrë armën, pasi dhe fëmijët nuk i kemi këtu”.

Jo vetëm kaq por ajo përpiqet ta justifikojë krimin e rëndë që ka bërë i shoqi duke thënë se kishte dëgjuar nga banorët se ata(viktimat) e kanë gjuajtur me shishen e biirës, ata e kanë dhunuar të parët ndaj ai ka reaguar në atë mëyrë. “Se dy duar për një kokë janë”-shton Vjollca Koxha.

Në fund ajo pranon se nuk ka për të braktisur të shoqin. “Ai është burri im, pavarësisht se çfarë ka bërë. E thashë se ne kemi 30 vjet bashkë dhe unë do ti qëndroj pranë. Ka bërë gabim të madh, por unë nuk e braktis”. Ajo gjithashtu thotë se i kanë çuar njerëzve të fqinjit që mbeti i vrarë, njerëz për besë, ndërkohë që nuk di se çfarë ti thotë familjarëve të viktimave. /Blitz.al/

 

Share